Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Rasti i çuditshëm i Grupit B, kualifikoi njëherësh 7 skuadra. Mbeten vetëm 5 enigma për 16-shen

23:41 / June 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grupi B
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupi B i Euro 2020, me rezultatet e sotme, ka bërë të mundur që të mësohet përfundimisht jo vetëm emri i 2 skuadrave që shkojnë direkt nga ky grup në fazën në 16-she, por edhe ka mundësuar që 5 ekipe të tjera të njihnin fatin e tyre dhe të kishin garancinë matematikore se do të vazhdonin në 16-she, pavarësisht pozicionimit për t’u përcaktuar në grupin përkatës.

Fakti se vendi i tretë në këtë grup, Finlanda,  e mbylli me 3 pikë dhe me golavarazh -2, kombinuar edhe me situatën e Ukrainës që ka po 3 pikë dhe golavarazhin -1, ka sjellë garancinë se skuadra nga grupe të tjera, edhe nëse dalin të tretat, do të kenë të sigurt praninë e tyre në turin tjetër pasi kanë 4 pikë dhe në rastin më të keq do të kualifikohen ndër katër të tretat më të mira.

Kështu, biletën pa luajtur e kanë prerë edhe Republika Çeke, Anglia, Suedia dhe Franca, të gjitha në kuotën e 4 pikëve dhe që kanë për të luajtur ndeshjet e tyre në ditët në vijim. Gjithashtu, atyre u shtohet edhe Zvicra e cila tashmë është e sigurt se do të jetë ndër katër të tretat më të mira të Euro 2020 dhe siguron biletën për kalimin e turit.

Kësisoj, ka shkuar në 11 numri i ekipeve të kualifikuara dhe të cilat janë Italia, Uellsi, Zvicra, Belgjika, Danimarka, Holanda, Austria, Republika Çeke, Anglia, Suedia dhe Franca. Këtyre pritet t’u shtohen në dy ditët në vijim edhe 5 skuadra të tjera për të formuar 16-shen, si dhe të plotësohet hierarkia në grupe për të caktuar kalendarin e përballjeve.

7 skuadra grupi b kualifikoi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.