Jani Rustemi ndërroi jetë në spital disa ditë më parë, pasi më herët ishte arrestuar për një tapet. Dje familja e tij mbajti një protestë para Ministrisë së Drejtësisë për të kërkuar drejtësi për këtë humbje.
Toksikologu Alban Haxhi, thotë se të riut mund të i jetë dhënë metadoni si terapi zevëndësuese e heroinës, duke qenë se i riu ishte përdorues i kësaj të fundit. Më tej ai theksoi se përdorimi i tepërt i metadonit mund të shkaktoj vdekjen ose gjendjen e komës.
“Metadoni përdoret si terapi zevëndësuese për të lënë heroinën. Ti kalon nga heroina që merret me shiringa, e me hundë e kalon me metadon që merr një dozë ditore dhe është njësoj si ato tjerat. Sasia e tepërt e metadoinit mund të shkaktoj vdekje e koma, siç mund të shkaktoj heroina. Duhet të konfirmohet nëse ka qenë përdorues apo jo, dhe që sa kohë është shkëputur nga drogërat”,-tha mjeku.
