Një shtetase italiane ka rezultuar ende pozitive me Covid-19, pas 19 tamponësh dhe 5 muajsh në karantinë.
Nada Cava nga Marche që prej 13 marsit po qëndron në karantinë në shtëpinë e saj. 49-vjeçarja është përballur më simptoma të lehta dhe të koronavirusit dhe jo ndonjë gjë shqetësuese për jetën e saj. Por infektimi me virusin i kushtoi Nadës vendin e punës në supermarketin që punonte.
“Unë nuk ndihem mirë dhe tani jam vërtet e zemëruar. Shpresoj që ky makth të përfundojë një herë e përgjithmonë. Tani ata do të më çojnë në spitalin Covid në Pescara dhe do të më thonë nëse jam e përshtatshme për trajtimin e plazmës hiperimune. Unë tashmë kam qenë atje javën e kaluar. Shpresoja të filloja menjëherë terapinë por më bënë vetëm analiza, shpresoj të fillojnë së shpejti. Mendoj shpesh që kjo është vetëm një ëndërr e shëmtuar dhe kur të zgjohem do të mbaroj, por fatkeqësisht nuk është kështu,“u shpreh 49-vjecarja.
Megjithëse e infektuar ende me virus Nada arriti të gjente një pozicion tjetër punë në supermarket dhe duhet të filloj punën e re në 2 shtator, por sipas saj vetëm një mrekulli mund ta nxjerrë atë negative nga koronavirusi.“Unë duhet të nis punën e re më 2 shtator, isha optimiste dhe e lumtur kur pranova propozimin. Por tani jam ende pozitive dhe as një mrekulli nuk mund të më bëjë negative deri atë ditë. Tani shpresoj të mos e humbas edhe këtë mundësi”– përfundoi Nada.
Ndërkohë që 49-vjeçarja për shkak të pandemisë së krijuar dhe infektimit të saj, nuk mundi të shkonte të funerali i nënës së saj dhe të martesa e të bijës.
