Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Reagim i ‘fortë’ i deputetes gjermane për Vuçiç: Na mashtrove për një kohë të gjatë, por deri kur?

21:42 / June 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ALT 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alt e ka quajtur skandaloze deklaratën Vuçiçit dhe ka kërkuar që të ngrihen negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Serbinë. Deputetja gjermane, Renata Alt, ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit serb, për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur “i befasuar” nga deklarata e liderit gjerman, Olaf Scholz se në Bashkimin Evropian shtetet s’mund të hyjnë pa e njohur njëri-tjetrin.

Alt e ka quajtur skandaloze deklaratën Vuçiçit dhe ka kërkuar që të ngrihen negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Serbinë.

“Reagimi i presidentit të Serbisë gjatë konferencës për media mbi kërkesën për njohjen e Kosovës është skandaloze. Negociatat e anëtarësimit në BE me Serbinë duhet të ngrihen! Vuçiçi na ka mashtruar për një kohë të gjatë”, ka shkruar ajo.

Vuçiç ka thënë të premten se askush përveç amerikanëve nuk e ka përmendur njohjen.

“Askush më herët s’ka folur për njohje reciproke, përveç amerikanëve. Askush në Evropë s’e ka kërkuar këtë, pos asaj që kemi dëgjuar sot në konferencën në Prishtinë. Kjo ‘njohja reciproke’ është befasi edhe për ne. Gjermania është e fuqishme e ne jemi të vegjël”, ka thënë Vuçiç duke shtuar se “gjërat po kthehen kundër Serbisë”.

Po ashtu, Vuçiç ka thënë se Shcolzi kërkoi “në mënyrë shumë të qartë dhe të prerë” nga Serbia që t’i vendosë sanksione Rusisë për agresionin ndaj Ukrainës

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Xheneta Fetahu “shpërthen” ndaj Milaim Zekës: “Nuk kam pranuar të më shesësh te shokët e tu në Spanjë”

20:38 / November 6, 2026

Hetonte çështjet penale ndaj Trump, jep dorëheqjen në mënyrë të papritur prokurori amerikan

20:19 / November 6, 2026

Hiqet taksa e qarkullimit nga karburanti, a do të ulen çmimet? Ministrja zbulon si do të bëhet kontrolli i sektorit

20:00 / November 6, 2026

Progres-raporti i KE, Meta: Rama shpiku “centimetrin e fundit” si alibi për agoninë e qeverisjes

19:45 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.