Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Reagimi i dibranëve për gjyqtarët e takimit Besëlidhja-Korabi/ FSHF të mbajë qëndrim!

23:32 / June 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
korabi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot u mor nëpër këmbë figura e institucionit organizator F.SH.F ku në praninë e të deleguarve të tyre, treshja e arbitrave ndikoi drejt për drejt në rezultatin e takimit duke u tallur me djersën e lojtarëve, me stemën e shenjtë të Korabit dhe me gjithë Dibranët! Kryesori Çela dhe asistentët e tij u deklaruan haptazi kur gjatë festës së golit të parë të Korabit nisin ndëshkimet me kartona për festë!
Me fillimin e pjesës së dytë akordohet një 11 metërsh pa patur fare kontakt por është portieri Mehidri që ju prish planet duke pritur penalltinë. Pas këtij rasti nis saga e kartonave për Korabin dhe përpjekjet e Lezhjanëve për të fituar 11 metërsh në zonën e Korabit. Skuka ju komplikon llogaritë kur shkëputet nga mbrojtja dhe pasi futet në zonë pengohet nga mbrapa dhe kryesori Çela e gjen veten të detyruar të akordojë 11 metërsh të cilin Skuka e kthen në gol në të 79’.
Situata përshkallëzon në minutën e 93 kur sërish lojtari Hoxha i Besëlidhjes futet në zonë i merret topi pranë portës në mënyrë totalisht të rregullt dhe kur lojtari ngrihet për të vazhduar lojë duke mos pretenduar për asgjë, kryesori shpik një 11 metërsh tjetër për Besëlidhjen të cilën e kthejnë në gol. Në stol të Korabit për protesta jepet karton i kuq kur stafi kërkon të drejten që i takon. 3 minuta shtesë në pjesën e parë dhe 5 në pjesën e dytë nuk mjaftojnë kështu goli i barazimit shënohet pas përfundimit të kohës së rregullt!

Bëjmë thirrje të hapur për zhdukjen e këtyre “pilotëve” të cilët bëjnë gjithçka por vetëm detyrën e tyre jo! Mos nxitni dhunë dhe urrejtje, mos u bëni faktor, na lini të luajmë…

FSHF gjyqtaret korabi qendrim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndreca kritikon retorikën e gjyqtarëve për pagat: Rama nuk goditi asnjë gjykatës

22:22 / February 5, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Deklaratat e Ramës për pagat, reagon Shoqata e Gjyqtarëve

21:49 / February 3, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.