Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Reagimi i Ylli Manjani/ Rikthimi i karantinës nuk ka lidhje me virusin por me politikën. Rama refuzon të shohë rrokullisjen e vet

21:51 / June 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Manjani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me shtimin e frikshëm të rasteve me Covid-19 në Shqipëri. Ndër rreshta Manjani ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili tha se ‘kaq të infektuar nuk i kishim as në kulmin e pandemisë’. “Po sigurisht që nuk kishte kaq të infektuar sepse QSUT ishte e mbyllur. Të shkoje atje duhet të ishe me fat të kapje 127 dhe, pak më me shumë fat të kapje ndonjë ambulancë.Tani që u hap QSUT, në vend të shërojë infekton. Infekton personelin e kë mundet. Ndërkohë, Shefi i madh në vend të japë llogari pse institucioni publik i trumpetuar fort prej tij infekton njerëz, u kërkon llogari njerëzve pse duan të kthehen në normalitet”, shprehet ish-ministri.

Postimi i Manjanit

“Kaq të infektuar nuk i kishim as në kulmin e pandemisë”- thotë Ai që nuk do fliste më për COVID.

Po sigurisht që nuk kishte kaq të infektuar sepse QSUT ishte e mbyllur. Të shkoje atje duhet të ishe me fat të kapje 127 dhe, pak më me shumë fat të kapje ndonjë ambulancë.

Tani që u hap QSUT, në vend të shërojë infekton. Infekton personelin e kë mundet.

Ndërkohë, Shefi i madh në vend të japë llogari pse institucioni publik i trumpetuar fort prej tij infekton njerëz, u kërkon llogari njerëzve pse duan të kthehen në normalitet.

Ky është më i miri për krejtve që nuk jep, por i kërkon llogari popullit të vet.

Kërcënimi që do mbyllë prap vendin përherë (se vaksina nuk dihet kur del), është dëshpërues. Nuk ka lidhje me virusin por me politikën. Rrefuzon të shohë rrokullisjen e vet…

karantinës Manjani refuzon rrokullisjen virusin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.