Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Reago” surprizon Erion Veliajn për 1 Prillin, i tregon “pemën e pallateve”

23:29 / April 1, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
reago
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 

Sot shënohet 1 Prilli, e njohur ndryshe si “Dita e Gënjeshtrave”, e për këtë disa të rinj të lëvizjes “Reago”, kanë gjetur një mënyrë kreative për të protestuar ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ata në shenjë simbolike, kanë paraqitur një pemë, e cila në vend të frutave jep pallate.

Deklarata e plotë

Propaganda eshte nje mjet i domosdoshem ne duart e pushtetareve per te bere te keqen te duket te mire dhe te zezen te duket e bardhe.

Une sot jam 22 vjec dhe kam kam degjuar mjaftueshem premtime elektorale per gjelberimin e qytetit, mbjelljen e pemeve e per mbrojtjen e mjedisit.

Populli thote “te thenen nga e bera e ndan nje det i tere”. E ne fakt ne Shqiperine tone te dashur nuk i ndan nje det, por i ndan nje oqean.

Premtojne peme e lulezojne kulla! Ky eshte realiteti i hidhur shqiptar sot! Ju prezantoj me  pemen  e se ardhmes. Kjo eshte pema me e vertete qe kemi pare ndonjehere!

 Ne fakt kjo eshte pema qe mbillet cdo dite ne Tirane! Cdo dite shohim ne tv lajme e reklama  te bukura  qe mbillen peme neper rruge e parqe por asnjeri nuk e pa ndonjehere ne media  rrethimin me llamarani te shume shesheve dhe aty si kerpudhe  pas shiut na del nje ndertese shumekateshe.

E drejte ne fakt sepse ky realitet  eshte per tu shijuar live,eshte  per tu jetuar cdo dite teksa ne ato lulishtet e bukura te televizionit ,ecen lehte mbi beton (bari cuditerisht eshte zhdukur)duke  thithur ajrin  e pasur me pluhur e duke u mbushur mushkerite me  shumellojshmeri gazesh te rrezikshme .

Normalisht keto nuk mund ti shijosh nga televiozni, mjafton te dalesh nga shtepia,sepse  pushtetaret si gjithmone kane menduar per te gjithe ne,qe te na dhurojne kete satisfaksion te punes se tyre te palodhur .

Por sot ka ardhur koha ti themi ndal dhe boll me keto mashtrime. Sot ka ardhur koha ti themi ndal ndertimit te kullave shumekateshe kuturu pa nje plan, pa nje vizion, pa nje prespektive. Sot eshte koha qe te mendojme se si sheshet neper lagjet tona ti kthejme ne parqe shlodhese dhe jo ne kete zhgarravine te shemtuar ne te cilen po frymojme.

Sot po jetojme nje realitet per te te ardhur keq, keto te nderuar pushtetare jane veprime  me pasoja  te pakthyeshme,  ky shkaterrim po na vret cdo dite e do vazhdoje te na vrase per sa kohe ne,qytetaret,nuk reagojme! Nuk kemi me kohe per te pritur,sot do luftojme per jeten tone! Duke ju uruar pushtetareve Gezuar 1 Prillin, uroj qe sot ta beni pushim, por mos harroni sot do jete dita e fundit e festes tuaj se mashtrimit!

pallatet pemet suprizon veliajn
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.