TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Ambasadori amerikan: Serbia kishte frymën e duhur gjatë dialogut me Kosovën në Bruksel

23:51 / August 19, 2022

Militantët islamikë sulmojnë një hotel në Somali

23:41 / August 19, 2022

Merr flakë automjeti i gardianit të burgut të Beratit

23:23 / August 19, 2022

Përleshje mes të rinjve në një restorant, dy prej tyre përfundojnë në spital

23:04 / August 19, 2022

U qëllua me 15 plumba/ Zbardhet dinamika e atentatit ku mbeti i vrarë 36-vjeçari shqiptar në Itali

22:52 / August 19, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Reagon ambasadori britanik në Tiranë: Nuk do të bëjmë publike emrat e shpallur “non grata”

19:49 / July 21, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Lidhjet e politikës me krimin janë një shqetësim për rajonin e Ballkanit, për këtë arsye Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të ndërmarrë një regjim të ri sanksionesh për çdo individ nga ky rajon që ka përfituar financiarisht nga këto lidhje, e që mund t’i investojë në territorin e saj. Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, në një intervistë për Tv Klan sqaron se ky është vetëm hapi i parë i një serie që do të ndërmerret për të ndëshkuar korrupsionin dhe krimin.

“Ju të gjithë keni parë se ne kemi ndërmarrë masa dhe sanksione kundrejt Rusisë në një fushë të gjerë problemesh që lidhen globalisht me respektimin e të drejtave të njeriut dhe korrupsionin. Por kjo është specifike për Ballkanin Perëndimor, është për të gjithë rajonin, pasi ka probleme në lidhjet mes krimit dhe politikës. Ne duhet t’i thyejmë këto lidhje. Ajo çfarë ne do të bëjmë është që të përdorim këtë paketë masash. Ky është vetëm hapi i parë i disa veprimeve që do të ndërmerren. Ne kemi mjete të ndryshme, si për shembull sanksionet kundër korrupsionit, sanksionet financiare dhe ndalimin e emigrimit”.

Ambasadori King-Smith e pohon ndërmarrjen e sanksioneve këtë javë për disa shqiptarë.

“Këtë javë kemi ndërmarrë gjithashtu disa veprime lidhur me çështjen e emigrimit për disa persona shqiptarë të cilët kanë lidhje me botën e krimit dhe korrupsionit”.

Por ndryshe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili i bën publik emrat e personave për të cilët ndërmerr sanksione, duke i shpallur non grata, Mbreteria e Bashkuar ka vendosur të mos e bëjë këtë.

“Mbretëria e Bashkuar nuk do t’i publikojë emrat e personave, ose detajet mbi këto veprime që do të ndërmarrim për arsye ligjore”.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

U qëllua me 15 plumba/ Zbardhet dinamika e atentatit ku mbeti i vrarë 36-vjeçari shqiptar në Itali

22:52 / August 19, 2022

Vrasja e dyfishtë në autostradë, Gledis Nano shkon në policinë e Vlorës

21:41 / August 19, 2022

“RTSH duhet të më likuidojë borxhet”/ Ardit Çuni shpërthen në akuza

21:26 / August 19, 2022

Kontratë me partinë serbe/ Deputeti shqiptar në Mal të Zi pro mocionit të mosbesimit kundër Abazoviç

21:01 / August 19, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

U qëllua me 15 plumba/ Zbardhet dinamika e atentatit ku mbeti i vrarë 36-vjeçari shqiptar në Itali

22:52 / August 19, 2022

Vrasja e dyfishtë në autostradë, Gledis Nano shkon në policinë e Vlorës

21:41 / August 19, 2022

“RTSH duhet të më likuidojë borxhet”/ Ardit Çuni shpërthen në akuza

21:26 / August 19, 2022

Kontratë me partinë serbe/ Deputeti shqiptar në Mal të Zi pro mocionit të mosbesimit kundër Abazoviç

21:01 / August 19, 2022
Raporto Tani
Te fundit

Ambasadori amerikan: Serbia kishte frymën e duhur gjatë dialogut me Kosovën në Bruksel

23:51 / August 19, 2022

Militantët islamikë sulmojnë një hotel në Somali

23:41 / August 19, 2022

Merr flakë automjeti i gardianit të burgut të Beratit

23:23 / August 19, 2022
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.