Deputeti Ornaldo Rakipi, djali i Aqif Rakipit ka folur para parlamentit pak minuta pasi u bë publik vendimi i SHBA për t’i shpallur non-grata.
Rakipi mohoi që ai dhe babai i tij të kenë lidhje me krimin e organizuar.
Ndërkohë i pyetur nga gazetarët Rakipi tha se do të jetë i gatshëm të japë dorëheqjen për tu përballur me drejtësinë.
“S’kemi lidhje ke ajo pjesë nuk e kuptoj. Po jam i gatshëm. Babai im nga politika ka ik për diçka skandaloze”, tha Rakipi.
