Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Reagon për herë të parë Gent Cakaj për kërkesa e Parlamentit holandez për pezullimin e vizave për shqiptarët

20:54 / April 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gent cakaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Votimi i parlamentit holandez për të rikthyer vizat për Shqipërinë ishte një lajm i keq për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Pas këtij lajmi k ardhur edhe reagimi i Ministrit të Jashtëm në detyrë, Genti çakaj.

Në një reagim zyrtar Ministria e Jashtme thekson se votimi i parlamentit holandez nuk i ndryshon rregullat e lëvizjes në Shengen.

Ai beson se rezoluta nuk do të gjejë mbështetje tek KE.

Deklarata e plotë:

 Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon shtetasit shqiptarë se votimi i Dhomës së Dytë të Përfaqësuesve në Parlamentin Hollandez për t’i kërkuar Bashkimit Evropian inicimin e procedurës për pezullimin përkohshëm të liberalizimit të vizave nuk ndryshon rregullat e lëvizjes drejt vendeve shengen. Shtetasit shqiptarë do të vazhdojnë të lëvizin të lirë drejt vendeve shengen sipas praktikës të derisotme dhe duke plotësuar vetëm kushtet aktualisht në fuqi.

 Një shtet anëtar i BE mund t’i kërkojë Komisionit Evropian hapjen e procedurës së pezullimit të lëvizjes pa viza vetëm mbi bazën e kushteve të mirëpërcaktuara në legjislacionin e BE dhe asnjë kusht nuk plotësohet për paraqitjen e kësaj kërkese nga Holanda për Shqipërinë.

 Gjithsesi është Komisioni Evropian që do të shqyrtonte kërkesën dhe do t’i jap përgjigje asaj. Duke gjykuar objektivisht, në bazë të fakteve dhe shifrave zyrtare, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është besimplotë se rezoluta në fjalë nuk mund të gjejë mbështetje në Komisionin Evropian, pasi asnjë nga kriteret që do të çonin në aplikimin e mekanizmit të pezullimit të përkohshëm nuk është plotësuar në rastin e Shqipërisë.

 Migracioni i paligjshëm i shtetasve shqiptarë drejt Holandes ka rënë vazhdimisht, ndërkohë që pezullimi aplikohet në rast rritje mbi 50%.  Shifrat e krimit shënojnë gjithashtu ulje përmbajtësore.

 Po ashtu, edhe kriteri i fundit që ka të bëjë me bashkëpunimin mes strukturave ligjzbatuese të dy vendeve janë cilësuar të shkëlqyera qoftë nga zyrtarët shqiptarë, qoftë nga ata hollandezë.  Qeveria e Republikës së Shqipërisë është e angazhuar të vazhdojë në mënyrë intensive bashkëpunimin si me autoritetet e Mbretërisë së Vendeve të Ulta dhe me vëndet e tjera anëtare të BE për të luftuar aktivitet e paligjshme ndërkufitare.

 Klima elektorale në Holandë padyshim ka ndikimin e vet dhe edhe pse jemi të keqardhur për futjen e Shqipërisë në agjendën e partive në garë, s’kemi asnjë dyshim në faktin se përtej horizontit të zgjedhjeve evropiane faktet do të prevalojnë mbi klishetë elektorale.

 Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme gjen rastin t’i bëj edhe njëherë thirrje shtetasve shqiptarë për të respektuar plotësimin e dokumentet e nevojshme përpara nisjes së udhëtimit drejt vendeve shengen. Më shumë informacion mund të gjeni në faqen zyrtare të MEPJ

holanda Shqiptaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.