Reali Madridit pas triumfit të fundit në derbin e Madridit, dhe pas ndalesës së Barcelonës në kampionat ka shkurtuar në 6 pikë diferencën, pasi më parë kryesimi i katalanasve u zgjat deri në 10 pikë. Por tashmë, pas atij starti zhgënjyes nën drejtimin e Lopeteguit, “Los Blankos”, me Solarin në krye, besojnë verbërisht se në fund të sezonit mund të jenë ata që do të arrijnë drejt titullit të 34-t në histori.
Por nëse në fund të sezonit, Reali ia del të përmbysë Barçën kryesuese, atëherë do të vendoste një rekord mjaft special për shkak se asnjë skuadër nuk ia ka dalë të shpallet kampione në 90 vite të historisë së La Ligas, në momentin që ka qenë në një disavantazh prej 10 pikësh. Ndërkohë, ndër përmbysjet më të mëdha në kampionat përfshihet ajo e Barcelonës në sezonin 1998-99, që edhe pse me 9 pikë disavantazh ndaj Majorkës, në fund ia doli të shpallej kampione.
Ndërkaq, mbetet për t’u parë nëse Reali do t’ia dalë të regjistrojë një rekord të ri, në dëm të rivalëve të përjetshëm. E sigurt është se tashmë në Madrid të gjithë do të jenë akoma më të motivuar