Luka Modric ka pranuar të rinovojë kontratën e tij me Real Madrid deri në vitin 2023 me një opsion për sezonin e ardhshëm, bën me dije prestigjozja spanjolle “AS”.
Si duket, kroati nuk di të ndalet dhe mosha është thjesht një numër për të edhe pse është plot 36 vjeç. Por kjo shifër nuk reflektohet fare në atë se çfarë bën ai në fushën e lojës.
Madje, kroati vlerësohet aq shumë nga madrilenët sa që thuhet se Real Madrid i ka ofruar mesfushorit një pozicion të ri te klubi në momentin që do të dalë në pension. Zëra të shumtë thonë se ai mund të bëhet drejtori ekzekutiv pas daljes në pension.
