Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Realizohet tatuazhi i parë në botë nga roboti me fuqi 5G

23:44 / March 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tatu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është realizuar tatuazhi i parë në botë që operohet nga larg me anë të një krahu robotik i cili ka fuqi 5G dhe është i pajisur me një gjilpërë të vogël.

Artisti i tatuazheve Wes Thomas vizatoi modelin në një krah të manekinit ndërsa një robot i kopjonte lëvizjet e tij në dorën e aktores holandeze Stijn Fransen.

Rezultati përfundimtar ishte një dizajn ‘minimalist’ dhe është quajtur ‘Tattoo e pamundur’.

Kjo procedurë ishte kërkuar nga T-Mobile për të treguar shpejtësinë dhe besueshmërinë e rrjetit të tij me shpejtësi të lartë, dhe u filmua për një dokumentar tre minutësh.

‘Kur erdhi ky projekt te une, ishte jashtëzakonisht emocionues” tha teknologu londinez Noel Drws, i cili ka zhvilluar kraun robotik bashkë me ekipin e tij.

Ai shtoi se kanë ndjekjen e duarve në kohë reale dhe kontrollë të saktë mbi një robot për të bërë tatuazhe me 5G.

Teknologjia për të bërë të mundur tatuazhin në distancë ishte krijuar gjatë kohës së bllokimit të pandemisë.

Projekti ishte parashikuar nga agjencia krijuese holandeze Anomaly Amsterdam për të treguar shpejtësinë e rrjetit 5G të T-Mobile. Gjatë realizimit të tatuazhit nuk kishte asnjë vonesë mes lëvizjes së duarve të artistit nga larg dhe krahut robot që krijonte tatuazhin në dorën e aktores holandeze.

Një vonesë ose lidhje e humbur e rrjetit mund të rezultonte katastrofike dhe shpërfytyruese e tatuazhit, por në provën e parë, gjithçka rezultoi me sukses.

5g bote realizohet tatuazhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk kishte ndodhur asnjëherë, plani i FIFA-s po realizohet pikë për pikë në Botëror

13:18 / July 12, 2026

WhatsApp sjell funksionin e ri, përdoruesit do të komunikojnë pa zbuluar numrin e telefonit

16:17 / July 1, 2026

Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifikimin e moshës së azilkërkuesve

20:01 / May 29, 2026

QSUNT, realizohet për herë të parë ndërhyrja miniinvazive për bajpas koronar te një 74-vjeçar

11:56 / May 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.