TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

12 shenjat e horoskopit, 5 shkurt 2023

08:32 / February 5, 2023

Moti për këtë të dielë, temperaturat do zbresin deri në -7 gradë celsius

08:26 / February 5, 2023

E nxori Dea në nominim, Efi largohet nga Big Brother VIP

00:27 / February 5, 2023

Publiku kap “mat” produksionin e “BBVA”, ja çfarë shkruhej në zarfin e Dea Mishel

23:46 / February 4, 2023

Përplasje fizike në fushë, Ronaldo i nervozuar sulmon kundërshtarin

22:32 / February 4, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kronikë

“Reçaku”, William Walker: Isha i sigurt që prej fillimit që ishte një masakër

23:44 / January 18, 20235 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kosova kujtoi më 15 Janar 24-vjetorin e masakrës së Reçakut, ku forcat serbe vranë barbarisht 45 civilë shqiptarë. Një rol kryesor në njohjen e kësaj masakre dhe krimeve që bëri Serbia kundër shqiptarëve në Kosovë ka edhe diplomati amerikan William Walker, i cili asokohe shërbente si kreu i misionit të OSBE-së. Walker ishte i ftuar në emisionin “Opinion” ku ka dëshmuar se si u njoh me ngjarjen në Reçak mëngjesin e 15 Janarit 1999.

Blendi Fevziu: Ambasador, në atë kohë, në Janar të 1999, ju ishit kreu i Observatorit të OSBE-së, si vutë re ngjarjen në Reçak atë mëngjes? E mbani mend fiks se çfarë ndodhi?

William Walker: Absolutisht. E mbaj mend shumë qartë. Kam jo vetëm kujtimet e mia, por kam parë edhe shumë video, lajme…

Blendi Fevziu: Dokumentarë…

William Walker: Dokumentarë…

Blendi Fevziu: Të cilët flasin për atë histori…

William Walker: Po, mirë e thatë. Është shumë e vështirë të harroj se çfarë ndodhi edhe nëse do duhej të harroja.

Blendi Fevziu: Si e morët njoftimin e parë? Si e morët lajmin?

William Walker: E dija që do shkoja për të parë diçka që më ishte thënë se është shumë e rrëmujshme dhe e përgjakshme. Kur shkova aty, pashë që vërtetë ashtu ishte situata. Banorët e fshatit, që ishin kryesisht gra dhe fëmijë qanin, ishin në gjendje të keqe dhe ne menjëherë shkuam drejt vendit që na thanë se ka trupa të vdekur. Trupi i parë ishte i një burri, me kurriz dhe pa kokë. Kjo na çoi te trupat e tjerë. Ndonjëherë trupat i shikonim një nga një, ndërsa ndonjëherë ishin grumbuj. Ishte diçka shumë e keqe për t’u parë.

Blendi Fevziu: Që nga çasti i parë, ju ishit i sigurt se ishte një masakër?

William Walker: Isha shumë i sigurt që prej fillimit ngaqë…

Blendi Fevziu: Pati një shtysë të madhe nga serbët për të thënë se ishin pjesë të UÇK-së të aso kohe.

William Walker: Vërtetë.

Blendi Fevziu: Si ishit aq i sigurt se kishte vetëm vendas aty?

William Walker: Si fillim, kishte shumë burra të moshuar. Së dyti, ishin veshur me ato që unë quaj rroba rurale, rroba fermerësh. Njerëzit në këto zone veshin çizme prej llastiku deri këtu. Ishte më se e qartë se këta nuk ishin ushtarë me uniformë siç pretendoi më vonë Beogradi. Pati pretendime se unë kisha shkuar një natë përpara aty dhe kisha ndryshuar rrobat e tyre. Megjithatë, shenjat e plumbave tregonin se ato ishin vrarë aty ku kishin rënë.

Blendi Fevziu: Ishte shumë e lehtë t’i shikoje dhe t’i identifikoje plumbat…

William Walker: Fytyrat e tyre ishin të goditur, sytë i kishin dal nga vendi, kishte plumba në gjithë trupin e tyre, kishte gjak. Ishte kohë me borë dhe kishte gjak mbi dëborë. Kishin rënë aty ku u gjetën. Nuk ishin në dyluftim. Kishte gëzhoja rreth tyre. Kishin një zotëri nga ushtria me vete i cili më tha se këto gëzhoja nga armët e ushtrisë dhe policisë.

Blendi Fevziu: Deklaratën e parë ju e mbajtët atje, në vendngjarje.

William Walker: Në vendngjarje thashë… Kishte shumë gazetar që më ndoqën. Ishte një korrespondente nga ABC-ja e SHBA-ve, dhe një gazetare e re në moshë më ndiqte nga pas e më pyeste vazhdimisht: Çfarë mendon? Çfarë mendon? Çfarë mendon? I thash: shiko. Lërmë të mbaroj këtu, të flas me banorët e fshatit dhe të premtoj se do të mbaj një konferencë shtypi kur të kthehem në zyrë. Dhe do të marr kohë të mendoj se çfarë do të them…

Blendi Fevziu: Kohë për të reflektuar… Çfarë diskutimesh patët me banorët vendas, me banorët e fshatit? Mbani mend ndonjë gjë?

William Walker: Fola me banorët e fshatit të cilat ishin kryesisht gra. Fola me një burrë, që e mbaj mend.

Blendi Fevziu: Vetëm tre burra mbijetuan nga kjo masakër.

William Walker: Po. Historia që mu tha është se ushtria serbe ndodhej lart në kodra rreth qytezës dhe po e bombardonin për pjesën më të madhe të 15 janarit. Më vonë, në pasdite të 15 janarit, zbritën nga kodrat. Në atë çast burrat dhe djemtë thanë: më mirë të largohemi që këtu. Nuk donin që të rriheshin dhe të keqtrajtoheshin. Shumica prej burrave shkuan në një drejtim, ndërkohë 2-3 të tjerë shkuan në një drejtimin tjetër. Këta të fundit mbijetuan. Fola me një prej tyre që më thanë këtë gjë, që ma konfirmuan edhe gratë. Thanë se po, ishim në shtëpitë tona, policia erdhi në fshat dhe menjëherë urdhëroi të gjithë djemtë dhe burrat të dalin jashtë. Dolën. Disa prej tyre u rrahën. Sigurisht që ishin të çarmatosur. U shoqëruan duke iu drejtuan armët drejt një përroske. Banorët thanë se mendonin se po shoqëroheshin për t’u marrë në pyetje, për t’u burgosur që do ishte në rregull. Vetëm më vonë kur dëgjuan të shtënat kuptuan se diçka kishte ndodhur. Historia ishte shumë e qëndrueshme.

masaker recaku william walker
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

U kapën me drogë dhe mijëra euro në makinë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

20:01 / February 4, 2023

Bulqiza përfshihet nga reshjet e dëborës, policia apel shoferëve: Shmangni lëvizjet gjatë natës

19:42 / February 4, 2023

Aksidentohet autobusi me nxënës në aksin Librazhd-Prrenjas

16:58 / February 4, 2023

“O xhaxhi…”/ I riu shqiptar grabit 55-vjeçarin në Itali nën kërcënimin e armës

15:58 / February 4, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Moti për këtë të dielë, temperaturat do zbresin deri në -7 gradë celsius

08:26 / February 5, 2023

E nxori Dea në nominim, Efi largohet nga Big Brother VIP

00:27 / February 5, 2023

Publiku kap “mat” produksionin e “BBVA”, ja çfarë shkruhej në zarfin e Dea Mishel

23:46 / February 4, 2023

Xhonatan lë shtëpinë e BBV, pas pak eliminohet një tjetër banor

22:14 / February 4, 2023
Raporto Tani
Te fundit

12 shenjat e horoskopit, 5 shkurt 2023

08:32 / February 5, 2023

Moti për këtë të dielë, temperaturat do zbresin deri në -7 gradë celsius

08:26 / February 5, 2023

E nxori Dea në nominim, Efi largohet nga Big Brother VIP

00:27 / February 5, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.