Krepat janë një ushqim i shpejtë që preferohen jo vetëm nga fëmijët por edhe nga të rriturit, por nëse peta nuk është e duhura atherë rrezikoni të mos ju dalin të mira.
Më poshtë keni rëcetën për të bërë krepa ideale.
Përgatitja: 10 min – Pjekja: 20 min – Sasia: 12 cope Persona
Krep ose siç i thonë francezet crêpe janë flet të holla brumi, të pjekura mbi një piastër te nxehtë. Ato mund të shërbehen me mbushje të ndryshme të ëmbla (si Nutella, mjalt ose reçel) apo dhe të kripura (djathë, proshute ose perime). Baza e përgatitjes për të dyja llojet është pothuajse e njëjtë. Ja se çfarë na duhet për të përgatitur disa krep.
Përbërësit për Receta Bazë për Krepa
Rreth 15 Krep
500 ml qumësht
250 gr miell
50 gr gjalpë
3 kokrra vezë
pak kripë