TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Harry e Meghan festojnë 4-vjetorin e martesës

00:02 / May 20, 2022

Puthjet e Kourtney dhe Travis nuk ju pëlqejnë aspak fëmijëve të saj, por çfarë thonë ekspertët për këtë?

23:57 / May 19, 2022

Bota e Jonidës në një foto!

23:51 / May 19, 2022

Dumani: Avokati Alban Bengasi më dha 120 mijë euro që t’i vrisnim ish-gruan

23:43 / May 19, 2022

Dumani zbulon sekretin: ‘Atentatet tashmë urdhërohen përmes Matrix’!

23:33 / May 19, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Pa kategori

Receta e përsheshit tradicional për darkën e fundit të vitit

08:50 / December 31, 20183 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Për shkak të shkëmbimit të traditave, natën e ndërrimit të viteve, edhe famlijet që nuk i përkasin Shqipërisë së Jugut, bëjnë për darkën e fundit të vitit pulën me përshesh.

Është një nga pjatat më të shijshme të traditës sonë në kuzhinë.

Mund të bëhet me pulë deti por edhe me pulë fshati të vogël. Mirëpo, siç thonë të parët, shija më e mirë është e përsheshit është me lëng pate e mish gjeli.Sot, janë të pakta familjet që e bëjnë të tillë por, sidoqoftë, përsheshi shijon njësojë!

PËRBËRËSIT PËR PËRSHESHIN:
1 pulë deti • 3 presh, vetëm pjesa e bardhë • 50 g gjalpë • 10 g nenexhik i thatë • 1 tufë nenexhik i freskët • kulaç ithërrmuar, i përgatitur si më poshtë

PËRBËRËSIT PËR KULAÇIN:
500 g miell • 1 vezë • 250 g kos • 10 g sodë buke • kripë

PËRGATITJA E KULAÇIT:
Ndezim furrën në temperaturën 180° C.
1.Në një tas hedhim miellin, sodën me sitë dhe i përziejmë me pirun. Në një tas tjetër rrahim vezën me kosin dhe kripën. Hedhim masën në tasin ku kemi miellin dhe e punojmë me dorë derisa të përftojmë një brumë të butë. E vendosim në tavën e veshur me letër furre ose të lyer me miell dhe fillojmë ta hapim me dorë duke e shtypur deri në një trashësi 2 cm. E pjekim për 40-50 minuta, e heqim dhe e lëmë të ftohet plotësisht.

2.Pasi ftohet, e thërrmojmë kulaçin dhe e vendosim në tavë që të thahet, prandaj është mirë të përgatitet një ditë më parë, në të kundërt mund ta thajmë të thërrmuar në furrë në temperaturën 50 gradë derisa të shohim që është bërë krokant.

3.Pulën, pasi e kemi larë dhe tharë me letër kuzhine e kripim brenda dhe jashtë, e lyejmë me gjalpë dhe e vendosim të piqet në një tavë ku kemi hedhur pak ujë (një gisht ujë). Vëmë tavën të piqet në furrë të cilën e kemi ngrohur më parë në maksimum, por pasi vendosim pulën e ulim temperaturën në 150 gradë. E lagim me lëng sipas nevojës. Lëngun që lëshon pas pjekjes së plotë e mbledhim në një enë që ta përdorim për përsheshin.

4.Në një tigan me gjalpë skuqim preshin të prerë imët, derisa të zbutet, shtojmë lëngun e pulës dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta. Shtojmë nenexhik të thatë, nenexhik të freskët dhe më pas kulaçin e thërrmuar. E përziejmë me kujdes për disa minuta. Kulaçi duhet të zbutet, por të mbetet dhe krokant. E heqim nga zjarri, e lëmë të pushojë të mbuluar për disa minuta dhe më pas e shërbejmë së bashku me pulën e pjekur.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Habisin shkencëtarët, koha e vdekjes mund të parashikohet

19:12 / April 17, 2022

Liqeni i Butrintit, pasuria e botës antike dhe kryevepra e natyrës

23:24 / April 12, 2022

Meta kërkesë Kuvendit: Kërkoj bashkëpunimin për krijimin e dekoratës së lartë shtetërore “Mbretëresha Geraldinë”

13:08 / February 3, 2022

Sugjerim:Disa vënde ku mund të njohësh njerëz të rinj

23:39 / July 9, 2021
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Dumani: Avokati Alban Bengasi më dha 120 mijë euro që t’i vrisnim ish-gruan

23:43 / May 19, 2022

Dumani zbulon sekretin: ‘Atentatet tashmë urdhërohen përmes Matrix’!

23:33 / May 19, 2022

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta: Gjithçka varet nga raporti i tij me referendumet

23:20 / May 19, 2022

Andi Bushati dhe Ilir Meta përplasen ashpër për Dvoranin: I mirë kur ju dha pafajësinë për videon me Dritan Priftin

22:56 / May 19, 2022
Te fundit

Harry e Meghan festojnë 4-vjetorin e martesës

00:02 / May 20, 2022

Puthjet e Kourtney dhe Travis nuk ju pëlqejnë aspak fëmijëve të saj, por çfarë thonë ekspertët për këtë?

23:57 / May 19, 2022

Bota e Jonidës në një foto!

23:51 / May 19, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.