Ne mendojme tju ofrojme receta per beben tuaj. Me posht keni 2 te tilla. Ju befte mire !
Pure e butë frutash: Pjeshka, nektarina, dardha dhe kajsia
6 – 12 muajsh
Përbërësit:
• 2 pjeshka të pjekura më shumë, dardha, apo nektarina, ose 4 – 5 kajsia
• Qumësht të gjirit ose formula sipas nevojës
Përgatitja:
1. Lahen frutat, hiqet lëvorja, dhe priten në copëza.
2. Zieni frutat për 1 minutë në sasi të vogël me ujë të valë (apo mikrovalë 1,5 minuta), me 1 lugë çaji me ujë.
3. Shtypini me një pirun dhe shtoni qumështin e gjirit apo formula (mvarësisht cilin e përdorni për foshnjen tuaj), derisa të fitoni një masë homogjene që ju përshtatet.
Pure e butë perimesh: kungull i njomë, shparg apo bishtaja
Përbërësit:
• 1 kungull i vogël i njomë, shparg apo bishtaja
• Qumësht të gjirit ose formula sipas nevojës
Përgatitja:
1. Largoni skajet e kungullit dhe bishtajave. Për shpargun, largoni skajet fibroze. Pritini perimet në copa të vogla.
2. Zieni në ujë të valë për 6 deri në 8 minuta (apo mikrovalë për 7 minuta e më shumë), me 1 deri në 2 lugë ujë për kile të perimeve. Sido që të jetë, bishtaja merr pak më shumë kohë.
3.Shtoni qumështin e gjirit, formula-n (mvarësisht cilin e përdorni për foshnjen tuaj) apo ujë sipas nevojës, derisa të fitoni një masë homogjene që ju përshtatet. Lëreni të ftohet para se ta shërbeni.
Burimi- Beba Ime