Shoqëroni çdo moment që dëshironi me këtë ëmbëlsirë të ftohtë me biskota dhe vanilje.
Materiale për 4 persona
600 ml krem qumështi, 200 g biskota të mbushura me çokollatë, 6 lugë. sheqer, 4 lugë miell misri, pak pluhur vanilje.
Përgatitja
Përzieni sheqerin dhe 1/3 e kremit të qumështit në një tas, duke e trazuar derisa sheqeri të shpërndahet plotësisht.
Hidhni në një tigan në nxehtësi mesatare kremin e mbetur, vaniljën dhe miellin dhe më pas shtoni përzierjen e sheqerit, duke e trazuar vazhdimisht.
Kur përbërja bëhet homogjene, hiqeni nga nxehtësia. Pritini biskotat, ndajini në gota dhe spërkatni me krem qumështi.
Vendoseni në frigorifer dhe lëreni të ftohet për të paktën dy orë, derisa kremi të jetë i fortë.
Ju bëftë mirë!