Një ëmbëlsirë fantastike, keku i shtëpisë me kakao mahnit këdo që e provon. Ja receta e përgatitjes së kekut me kakao:
Përbërësit
2 gota uji me miell gruri, 2 kokrra vezë, 1 gotë uji sheqer, 2 lugë gjelle me kakao, 50 gr copëza çokollate, 2 filxhan kafeje kos, 2 filxhanë kafeje gjalpë të tretur, ½ e lugës së kafesë me sodë buke, 1 filxhan kafeje me arra të thërrmuara, një lugë sheqer pudër
Përgatitja
1. Si fillim, në një tas të rrihni vezët me sheqerin.
2. Në vijim shtoni kosin, gjalpin e tretur, kakaon, çokollatën e shkrirë (copat e çokollatë vendosini në një tigan të vogël në zjarr derisa masa të shkrijë),arrat e thërrmuara. E gjithë masa përzihet mirë.
3. Më pas, sitet mielli, përzihet me pak sodë buke dhe i hidhet masës së përgatitur. Brumi nuk duhet të rrihet shumë që të mos bëhet elastik.
4. Pastaj hidhet në një formë keku apo tepsi të lyer më parë me pak vaj dhe të pudrosur me miell.
5. Piqet në furrë përreth 35-40 minuta në 180 gradë.
6. Lihet të ftohet pak, hiqet nga tava dhe sipër i hidhet sheqer pudër por edhe pak kakao pudër nëse preferoni.
Ju bëftë mirë!