Vera është pas dere dhe dimri i gjatë sigurisht që ka sjellë shtim në peshë. E për të qenë gati për një stinë plot surpriza dhe me trup të shëndetshëm të gjithë ne jemi duke kërkuar një dietë të përshtatshme.
Sigurisht që nuk ka një recetë mrekullie për të humbur peshë gjatë natës. Kjo varet edhe nga ritmi i metabolizmit të çdo personi, por në përgjithësi duhet një stil jetese e shëndetshme për të dhënë rezultate.
Në ditët e sotme ka shumë ushqime që të ndihmojnë të humbësh peshë. Por sërish theksojmë se kryesorja është të mbani një dietë të shëndetshme dhe të ekulibruar, e ndonjëherë edhe të reduktoni sa më shumë kalori.
Ja një recetë që mund t’ju ndihmojë:
Kastravec, domate dhe selino
Kastraveci është i pasur me fibra ushqyese, të përbërë nga antioksidantë dhe minerale thelbësorë. Lëngu i tyre është i mrekullueshëm për të humbur peshë pa vuajtje. Përmbajtja e larta e ujit ka veti diuretike që favorizon largimin e lëngjeve për të shmangur ndërhyrjet në aktivitetin e metabolizmit.
Për këtë recetë ju duhet gjysmë kastraveci, dy domate të pjekura, një rrënjë selino dhe një gotë ujë.
Përgatitja: I lani mirë kastravecin e domatet dhe e prisni në copa. Vendosini në frulator bashkë me ujin dhe selinonë.
Si ta konsumoni: Mund ta pini në mëngjes esëll, ose gjatë mëngjesit kur ndjeni uri.
