Patatet e ëmbla dhe qepët e kuqe përfaqësojnë një kombinim shumë të mirë me gjoksin e pulësdhe mund të shoqërohen me sallata të ndryshme, kryesisht në ngjyrë të gjelbër, me mollë ose djathë.
Përbërësit
- mustardë;
- trumzë të freskët të copëtuar ;
- vaj ulliri ekstra tëvirgjër;
- ½ lugë çaji kripë;
- ½ lugë çaji piper;
- rreth 1 kg gjoks pule me lëkurë të hequr;
- 2 patate të ëmbla mesatare, të prera në copa
- 1 qepë e kuqe e madhe, e grirë
Përgatitja:
- Parangrohni furrën dhe vendosni një petë në të për t’u pjekur.
- Kombinoni mustardën, trumzën, 1 lugë vaj, kripën dhe piperin në një tas të vogël; përhapni përzierjen në mënyrë të barabartë tek pula.
- Hidhni patatet e ëmbla dhe qepën në një tas me vajin e mbetur, shtoni kripë dhe piper. Me kujdes hiqni petën nga furra dhe përhapni perimet në të. Vendosni pulën sipër perimeve.
- Përzieni perimet herë pas herë për 30-35 minuta.
Vlerat ushqyese
Kjo pjatë siguron 449% të vlerave ditore të nevojshme të vitaminës A dhe 43# të vlerave të vitaminës C.