Është koha që të shfrytëzojmë fiqtë përsa kohe i kemi ende të freskët në treg. Receta e sotme përmban një kombinim shumë të shijshëm të fiqve, kosit kremoz, rukola, dardhave, arrave etj. Pra, kaq shumë elemente në një pjatë që do ju bejë të lepini gishtat.
Perberesit per 2 persona:
– 2 fiq, – 100 gr kos kremoz,
– 100 gr djathe dhie,
– 150 gr rukola,
– 2 luge kafe mjalte,
– 2 lgj vaj ulliri, – 1 dardhe e vogel
– 1lgj aceto – 4 – 5 kokrra arra te therrmuara
Pergatitja:
1. Fillimisht prisni dardhat ne kuba te vegjel dhe ne nje tas bashkojini me rukolan.
2. Pasi keni pastruar fiqte, prijini ne 4 pjese si ne foto.
3. Copetoni pak djathe te bardhe dhe perziejeni me kosin kremoz. Me masen e krijuar mbushni fiqte.
4. Fiqte e mbushur vendosini mbi rukolan.
5. Shtoni vajin, uthullen, kripen, dhe zbukurojini me mjalte,arra dhe pak djathe dhie.
6. Nese deshironi mund te shtoni dhe aceto balsamiko! / diet-plan/