Përbërësit
200 gr gjoks pule, 500 gr kunguj, 1 qepë, 2 patate, rreth 700 ml, lëng vegjetal, krip dhe piper i zi, vaj ulliri, majdanoz.
Përgatitja
Lajmë kungujt dhe i presim në copa.Qërojmë patatet dhe i presim dhe këto në copa.Grijmë qepën dhe i vendosim të gjitha perimet në një enë me pak vaj ulliri dhe i kaverdisim për disa minuta.
Presim pulën në copa dhe e vendosim sipër një grilli të skuqen me pak kripë.Pasi i kemi skuqur paksa perimet shtojmë lëngun vegjetal dhe e mbulojmë me kapak.
E lemë në zjarr të ulet për rreth 20 min.Kur perimet të jenë zier, i kalojmë në mikser,I rregullojmë me kripë dhe piper,shtojmë majdanozin e grirë imët.
E shërbejmë të nxehtë me copat e pulës sipër dhe me pak vaj ulliri. Burimi: Adda’s All