Një vakt i shëndetshëm për të gjithë familjen. Qepën grijeni imët dhe skuqeni me vaj në tigan të nxehtë. Arrat grijini imët ose shtypini. Pasi të jetë zbutur qepa, shtoni arrat e më pas piperin e kuq dhe përziejini të gjitha bashkë.
Pasi të jetë fërguar qepa, largojeni tiganin nga zjarri. Tavën ku do të piqet peshku lyejeni me yndyrë. Troftën e pastruar mbusheni me arrat e përgatitura dhe vendoseni në tavë. Nëse u tepron mbushja, atëherë atë hidhjani sipër peshkut.
Në fund spërkateni peshkun edhe me pak vaj e më pas futeni në furrën e parangrohur në 200 gradë. Piqeni për 1 orë, ndërsa pas pjekjes shërbejeni me sallatë të gjelbër e domate.
1 kg peshk troftë
150 gr arra
1 qepë
1 lugë piper i kuq i bluar
vaj
kripë dhe piper i zi