Kreu i shtetit Ilir Meta ka reaguar lidhur me çështjen e reciprocitetit për targat mes Serbisë dhe Kosovës. Ai thotë se palët duhet tu përmbahen detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshja.
POSTIMI I METES
Ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë.
Në këtë frymë palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA.
