Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Reforma e re territoriale, Mazniku: Tirana duhet të ketë status të posaçëm, jemi herët për të folur për numra

20:38 / April 8, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mazniku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkëkryetari i Reformës territoriale, Arbjan Mazniku, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë mendon ai për Tiranën, u shpreh se kryeqyteti duhet të ketë një status të posaçëm, pasi nuk i shërben vetëm një qyteti, por gjithë vendit.

“Ky është një debat kompleks që nuk mund të reduktohet në numra apo ndarje territoriale, por duhet të bazohet tek funksionet, shërbimet dhe kapaciteti real i bashkive për t’u shërbyer qytetarëve. Për qytete si Tirana, është e qartë që duhet menduar edhe një status i posaçëm, pasi kryeqyteti nuk u shërben vetëm qytetarëve të vet, por gjithë vendit”, tha ai.

Duke folur më gjerësisht për reformën, Mazniku theksoi se diskutimi nuk duhet parë si një çështje ndarjeje bashkish, por si një analizë funksionesh dhe kapacitetesh reale.

Ai u shpreh se bashkitë duhet të kenë mundësi reale për të ofruar shërbime efikase për qytetarët, duke përfshirë pastrimin, mirëmbajtjen e shkollave, shërbimet sociale, infrastrukturën, furnizimin me ujë të pijshëm dhe ndërhyrjet në ura apo kanale vaditëse.

Sipas tij, këto funksione kërkojnë jo vetëm burime financiare, por edhe kapacitete ligjore dhe burime njerëzore të kualifikuara.

Mazniku paralajmëroi se reduktimi i debatit në çështje numrash është i gabuar dhe çon në një diskutim sipërfaqësor, pa analizë të mirëfilltë mbi aftësinë reale të bashkive për të përmbushur detyrat e tyre.

Ai nënvizoi se sot bashkitë kanë më shumë përgjegjësi se para vitit 2014, duke përfshirë mirëmbajtjen e shkollave dhe shërbimet mbështetëse, çka sipas tij e bën të pavlefshëm krahasimin e thjeshtë të numrit të stafit para dhe pas reformës.

Në këtë kontekst, Mazniku solli edhe të dhëna mbi strukturën e shpenzimeve, duke theksuar se në vitin 2014 rreth 70% e buxhetit të bashkive shkonte për paga dhe sigurime, ndërsa sot kjo shifër është rreth 44%, duke krijuar më shumë hapësirë për investime dhe shërbime.

Sa i përket fenomenit të largimit nga zonat rurale, ai theksoi se bëhet fjalë për një trend europian dhe jo vetëm shqiptar. Sipas tij, lëvizja e popullsisë drejt qyteteve lidhet më shumë me mundësitë për arsim dhe karrierë sesa me mungesën e shërbimeve.

Mazniku numra reforma status territoriale tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për median dhe drejtësinë

12:55 / July 18, 2026

Mohamed Salah pranë Beşiktaşit? Raportimet nga Turqia ndezin entuziazmin e tifozëve

12:45 / July 18, 2026

Kapet 39-vjeçari në Malësi të Madhe, pritet ekstradimi drejt Spanjës/ Në kërkim për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale

11:15 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.