TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Pse europianët paguajnë më shumë për iPhone-ët e tyre se amerikanët?

15:07 / September 26, 2023

Debati i përjetshëm midis fesë dhe shkencës: A ka një rrugë të tretë?

15:00 / September 26, 2023

Ndahet nga jeta në moshën 44-vjeçare mbesa e Nelson Mandelës

14:50 / September 26, 2023

Siguria rrugore në Tiranë, 17 të ndaluar, 10 automjete të bllokuara

14:42 / September 26, 2023

Nga Anglia në Shqipëri për të sjellë bombola me helium, 47-vjeçari merret në hetim

14:36 / September 26, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
OPED

Reforma ka nevojë vetëm për një nen, lidhur me Sali Berishën

21:30 / September 19, 20233 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Mero Baze

Grupi I deputetëve që mbështesin Sali Berishën kanë vetëshpallur sot anëtarë të një Komisioni për Reformën Zgjedhore që do ti ofrojnë shumicës për të shtyrë afatin e veprimtarisë së Komisionit që mbaron pas një jave.  

Gazmend Bardhi njoftoi se ka rekomanduar Oerd Bylykbashin në emër të PD, si bashkëkryetar dhe disa emra të tjerë për anëtarë. Arroganca me të cilën I deklaroi si fakt të kryer anëtarët e Komisionit, dhe vetndjerja si përfaqësues të popullit opozitar mund të jenë çështje të veseve të personalitetit, por çështja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, është çështje ligjore dhe politike, dhe aty duhet të jenë ata që përfaqësojnë PD zyrtare dhe jo ata që përfaqësojnë Sali Berishën. 

Pikësëpari para nga ana ligjore se të propozoj Bylykbashin, iu cili ka qysh ditën e parë të shpalljes së Berishs “non grata” në krah të Berishës, Bardhi duhet të anuloj vendimin e përjashtimit të tij nga grupi parlamentar I PD, pasi është një vendim që e ka marr vet. Po ashtu duhet të provoj se anëtarët e tjerë janë anëtarë të grupit parlamentar të PD së paku formalisht. 

Vetndjerja opozitarë se je në krah të Sali Berishës nuk të bën përfaqësues të opozitës, të bën ushtarë të Sali Berishës. Dhe shumica në pushtet, por dhe Partia Demokratike apo parti të tjera që e kanë pranuar vendimin e SHBA dhe Britanisë së Madhe për Berishën, nuk kanë ndërmend të bashkëpunojnë me Berishën për asgjë. Natyrisht as për reformën elektorale. Dhe nëse ndonjë individë nga shumica ka dëshirë të bashkëpunojë, kjo nuk është detyrim për shumicën, pasi është njësoj si ndonjë deputet i Berishës që ka dëshirë të mos jenë me Berishën, por ja që ka ngelë aty e nuk del dot. 

Nga ana politike, shumica në pushtet duhet të jetë politikisht aktive kur ka zhvillime të tilla dhe nuk duhet të lëviz nga qëndrimi politik për Berishën, por duhet ta deklarojë qartë se nuk ka reforme zgjedhore me Sali Berishën. Ai le të ketë sa të doj deputetë, por qeveria dhe ato parti që mbështesin qëndrimet e SHBA dhe Britanisë së Madhe për “non gratat”, duhet të respektojnë parimet e tyre politike. Ndaj cdo vonesë për formalizmin e grupit parlamentar të PD dhe bërjen qartë grupit të Berishës, se nuk do ketë asnjë bashkëpunim me të, është një ditë më shumë e humbur për reformën zgjedhore, dhe për një të ardhme politike pa “non grata” në Shqipëri. 

 E vetmja gjë që mund të bëhet në reformën zgjedhore për Berishën, është të përfshihet në Kod elektoral, që personat “non grata” të përjashtohen nga politika. Nëse këta deputetët e Gaz Bardhit janë dakord me këtë nen, mund të bashkëpunojnë. Por kjo bëhet dhe pa ata. 

Berishen Mero Baze reforma
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Serbia tre ditë zie për terroristët e vrarë, reagon Rama: Sinjali më i keq që mund t’i jepte rajonit

14:00 / September 26, 2023

Basha del në terren dhe takon qytetarë, tregtarë: Ekonomia është e kapur nga interesat e një grupi

12:26 / September 26, 2023

”Janë paguar 60 mln euro”, Gjergji dhe Vokshi kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor për koncensionet në Shëndetësi

12:14 / September 26, 2023

Ndarja nga jeta e Presidentit Napolitano, Balla: Italia humbi një personalitet të padiskutueshëm

12:07 / September 26, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Nga Anglia në Shqipëri për të sjellë bombola me helium, 47-vjeçari merret në hetim

14:36 / September 26, 2023

Serbia tre ditë zie për terroristët e vrarë, reagon Rama: Sinjali më i keq që mund t’i jepte rajonit

14:00 / September 26, 2023

Vrasja e Bardhit dhe atentati ndaj Reçit, ngjarje me 6 muaj diferencë! Enigmë pse u zgjodh data 26?

13:55 / September 26, 2023

Grabiti banesën e yllit anglez dhe i mori 300 mijë paund, ”The Sun”: Osmani po fshihet në Shqipëri

13:19 / September 26, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Pse europianët paguajnë më shumë për iPhone-ët e tyre se amerikanët?

15:07 / September 26, 2023

Debati i përjetshëm midis fesë dhe shkencës: A ka një rrugë të tretë?

15:00 / September 26, 2023

Ndahet nga jeta në moshën 44-vjeçare mbesa e Nelson Mandelës

14:50 / September 26, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.