Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Reforma në drejtësi, e paprekshme”, Xhafaj-opozitës: Të ulemi dhe të punojmë me rekomandimet e BE

11:32 / June 19, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Fatmir Xhafaj u shpreh  projekt rezoluta e Komisionit të Jashtëm ishte mbështetëse dhe inkurajuese për procesin e integrimit evropian të vendit.

Ai tha se janë të vetëdijshëm se duhet të bëhet më shumë punë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Xhafaj tha se shpreson që edhe opozita të vlerësojë arritjet përmes reformës në drejtësi ndërsa e ftoi që të ulen dhe të diskutojmë mbi rekomandimet e dhëna nga BE.

“Rekomandimet e kësaj projekt rezolute lidhur me sundimin e ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit mbeten sfida të rëndësishme që duhen adresuar me shumë përgjegjësi nga të gjithë faktorët politikë dhe institucional në vend, dhe sidomos nga institucionet përgjegjëse të shtetit shqiptar nga të tre pushtetet ekzekutivi, gjyqësori dhe vetë kuvendi. Përbëjnë sfida të rëndësishme ku jemi të fokusuar dhe jemi të vetëdijshëm se nevojiten përpjekje shumë të forta për të ecur përpara në adresimin e tyre. Vlerësojmë me angazhim theksin e vënë në këtë rezolutë për sfidat lidhur me cilësinë dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë si dhe kërkesën për vazhdimin e kornizës ligjore, veçanërisht Kodit Penal me të drejtën e BE në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ne vlerësojmë seriozisht thirrjen drejtuar aktorëve që të shmangin veprimet që minojnë punën e institucioneve të pavarura si SPAK, gjë që dobëson besimin publik dhe rrezikon sundimin e ligjit dhe procesin e integrimit në BE. Ne si maxhorancë rikonfirmojmë se i qëndrojmë fort reformës kushtetuese të vitit 2016, dhe shtyllat e asaj reforme i konsiderojmë të paprekshme. Shpresojmë shumë që edhe opozita të ndajë të njëjtin vlerësim me ne lidhur me vlerësimet pozitive për institucionet e reja të drejtësisë, sidomos për SPAK si dhe me gjetjet e projekt rezolutës në këto fusha, të ulemi dhe të reflektojmë për të punuar në rekomandimet e BE dhe nën asistencën e tyre të adresojmë masat dhe rekomandimet përkatëse për konsolidimin e reformës në drejtësi me standartet më të mira evropiane.“, u shpreh Xhafaj.

BE drejtesi opozites reforma xhafaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.