Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca në aktivitetin për monitorimin e integritetit gjyqësor tha se reforma në drejtësi duhet ta bashkojë politikën dhe jo ta ndajë.
“KE do të publikojë pas pak ditësh raportin e progresit, do të shikojmë atë që është bërë dhe atë që duhet bërë. Do të shikojmë edhe tranzicionin. Ne nuk duhet të harrojmë cmimin dhe koston që paguhet dhe do të kishim paguar pa këtë reformë. Reforma në drejtësi dhe integrimi është përparësi për cdo politikan, arsyeja për t’u bashkuar dhe jo për t’u ndarë” tha ambasadori i BE-së.
Ai dha sërish mesazhin se reforma në drejtësi është zbatuar në përputhje me Kushtetutën.
“Reforma në drejtësi i ka dhënë një shtysë të re pjesëmarrjes së shoqërisë civile që jo vetëm monitoron sistemin, po janë aktorë të vetë sistemit. Ibrahimi dhe Llagami janë shembulli kryesorë, psai janë në krye të dy këshillave. Kjo reforma ka bërë një ndryshim të madh për sistemin e drejtësisë. Mesazhi im kyc sot është që t’u inkurajoj që të jeni pjesë aktive e sistemit të drejtësisë, është i juaji dhe përgjegjësia juaj për ta përforcuar. Dje në rastin e përvjetorit të vdekjes së Falcone-s citova një mesazh të të tij ‘një botë më e mirë nuk është thjeshtë ëndërr, por përgjegjësia e të gjithë neve’.
BE-ja është partneri juaj kryesor dhe si BE bëjmë të pamundurën që të keni të gjitha burimet e mjaftueshme financiare. Ne do të vijojmë që të japin mbështetjen tonë si partneritet në sistemin e drejtësisë, vijoi më tej ambasadori Soreca.
