Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Reforma Territoriale/ PD: Të bëhet kalimi nga 61 në 94 bashki

15:58 / October 31, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parlament
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkëkryetarja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Administrativo-Territoriale, Dhurata Çupi, prezantoi këtë të hënë në parlament, propozimet e Partisë Demokratike në lidhje ndarjen e re territoriale.

Në fjalën e saj Çupi propozi rritjen e numrit të bashkive nga 61 në 94 në mënyrë që të mos cënohet demokracia lokale.

“PD kërkon një Konsensus të gjerë për riorganizimin të ri territorial. Është momenti për të patur një pushtet vendor të shëndetshëm. Mbajtja e një numri prej 61 bashkish rëndon shumë mbi demokracinë lokale. Partia Demokratike propozon kalimin nga 61 bashki në 94 bashki”, tha Çupi.

Gjithashtu ajo nënvizoi se reforma e njëanshme territoriale, e ndërmarrë në mënyrë të njëanshme nga maxhoranca socialiste 7-vite më parë, ka sjellë mungesë të shërbimeve për qytetarët dhe llogaridhënies në pushtetin lokal.

Ndaj ajo theksoi se një reformë e re më afër qytetarit është më se e nevojshme.

“Pas 7-vitesh të zbatimit të reformës janë të qarta problematikat, mungesë e përfaqësimit të ish-komunave në Këshillin Bashkiak, mungesë e marrjes së shërbimeve nga qytetarët, mungesë transparencës dhe llogaridhënie, si dhe përhapje e korrupsionit”, tha Çupi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Banka Botërore vlerëson ekonominë shqiptare: Papunësia ka regjistruar nivelet më të ulëta historike

13:11 / October 27, 2026

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

12:34 / October 27, 2026

Çuçi: Dhuna ndaj policisë është e patolerueshme, protestuesit me molotov duhet të ndëshkohen nga ligji

12:31 / October 27, 2026

“Nuk largohem nga detyra”/ Rama për median greke/ Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me molotov

10:07 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.