Vijojnë përpjekjet për reformën zgjedhore, ambasadorja amerikane takon anëtarët e Këshillit Politik
Përpjekjet për përfundimin e reformës zgjedhore vijojnë edhe pse konsensusi duket larg.
Afati i vendosur, 31 maj u shkel dhe sot pas dy ditësh ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim do të takojë katër anëtarët e Këshillit Politik në orën 17.00.
Një ditë më parë ajo u takua me kreun e PD-së Lulzim Basha teksa pritet që këto takime të sjellin konsesusin e pritur.
