Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale për reformën zgjedhore pas bllokimit një ditë më parë të konsensusit në Këshillin Politik për identifikimin biometrik në zgjedhje.
Duke shpërndarë postimin e ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, Basha shkruan: “PD dhe Opozita e Bashkuar janë të vendosur për kontributin tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ato janë në interesin më të mirë të Shqipërisë. Kushdo që minon garancitë për standartet zgjedhore nuk do zgjedhje demokratike dhe as integrimin europian te Shqipërisë.”
