Eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi ka reaguar me një postim në Twitter për ngërçin e reformës zgjedhore në Shqipëri. Ai thotë se inkurajon palët të vijojnë diskutimet dhe të arrihet një marrëveshje e cila është thelbësore.
“Reforma zgjedhore në Shqipëri: Unë i inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që të vazhdojnë akoma të provojnë dhe të arrijnë një marrëveshje. Kjo është një reformë e rëndësishme që duhet të ofrohet dhe do të ishte për të ardhur keq nëse humbet ky moment. Shpresoj për një marrëveshje: kjo është thelbësore”, shkruan Varhelyi.
