Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Reformat në kujdesin për fëmijët/ Rama: Programi i garancisë europiane, mbështetës

10:37 / April 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama sd 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konferencën Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova.

Ai tregoi rëndësinë e këtij aktiviteti, duke e quajtur “një përgjigje kuptimplotë për ata që pyesin se për çfarë duhet Bashkimi Europian”.

“Një aktivitet i tillë që ka në qendër Garancinë Europiane për Fëmijët që organizohet në Tiranë. Garancia Europiane për Fëmijët është një nisëm e BE-së, e cila dhe e vetme besoj do të mjaftonte t’i jepte një përgjigje kuptimplotë atyre që pyesin se për çfarë na duhet BE-ja. Mjafton të shohësh përmbajtjen e programit të kësaj garancie, për fëmijët që të kuptosh thellësinë e dobisë së të qenit së bashku në familjen europiane dhe thellësinë e të kuptuarit të sensit të solidaritetit në atë familje.

Përmes Garancisë Europiane për Fëmijët, BE-ja synon që përmes këtij programi, të shumëfishojë të gjitha rrugët dhe të gjitha mundësitë që çdo fëmijë t’i jepet një shans dhe për çdo fëmijë të jetë një perspektivë barazie me të tjerët. Faktikisht, nëse shohim ambicien që ka ky program i Garancisë Europiane për Fëmijët, ne i referohemi shifrave të cilat programi është ndërtuar dhe argumentuar, është realisht një pasqyrë tejet kuptimplotë për domosdoshmërinë e thellimit të politik-bërjes në funksion të fëmijëve dhe për rritjen e ndërveprimit të gjithë aktorëve shoqëror dhe institucional për të siguruar aksesin e barabartë në shoqëri, për të siguruar kushte të përshtatshme strehimi, për të siguruar zhvillime të programeve të mbrojtjes, dedikuar për fëmijët. Në tërësi, për të rritur ndërmjetësimin e të drejtave të fëmijëve.

Të gjitha këto, janë pikat kyçe të garancisë Europiane për Fëmijët. BE-ja ka kryer dhe një financim të veçantë, që i ndihmon vendet anëtare për të ecur në shinat e paracaktuara përmes dokumentit të garancisë europiane”, tha Rama ndër të tjera.

BE Edi Rama femije konference program
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.