Ministria e Arsimit ka paralajmëruar një reformë në Arsimin parashkollor, që përfshin kopshtet dhe çerdhet, pas ngjarjes së rëndë me dhunimin e 3-vjeçares. Ministrja Ogerta Manastirliu prezantoi me pika disa nga ndryshimet thelbësore që janë parashikuar, që nisin që nga ndryshimi i ligjit, për të vijuar të rregullat e hapjes së një kopshti ose një çerdheje deri te kualifikimi i edukatoreve.
“Reformë për arsimin parashkollor, është parësore kujdesi ndaj fëmijëve dhe nevoja për të pasur jo vetëm një analizë shumë të më të thellë, por edhe për të adresuar të gjitha problematikat, jemi duke vlerësuar për të parë nëse kemi nevojë që të kemi një ligj të posaçëm për arsimin parashkollor, duke përfshirë edhe çerdhet, lidhur me standartet, na duhet të forcojmë standartet, monitorimit dhe riorganizim të vetë strukturës së Arsimit Parauniveristar, dhe duke trajnuar inspektorët.
Ata që kujdesen për fëmijët janë edukatoret, prandaj gjithë aspekti për edukatorët dhe mësuesit, na nevojitet një plan sa i orientuar drejt rritjes së standardit dhe cilësisë, në vlerësimet tona dhe pse kemi pasur standartizimin e portalit, duke të kemi më shumë vëmendje të trajnimi i tyre, dhe edukatorët të futen në një sistem tërësor të verifikimit të kualifikimit të tyre. Jo vetëm vlerësim, por edhe trajnim, do prekë të gjitha hallkat e Arsimit parashkollor, nga legjislacioni, nga mënyra se si hapet një kopsht ose një çerdhe, apo edhe në investime në infrastrukturën parashkollore”, tha Manastirliu.
Pas këtij rasti dhune, janë ushtruar kontrolle intensive në 90 kopshte dhe çedhe nga të cilat, 10 prej tyre kanë rezultuar pa licencë. Nga këto 10 kopshte, 8 prej tyre nuk kishin aplikuar fare, 2 prej tyre u ishte refuzuar leja, e ndërsa 13 të tjera ushtronin veprimtarinë e tyre si qendra me shërbim ditor, në kundërshtim me ligjin.