Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Refugjatë drejt Shqipërisë? Ish-deputeti i LSI-së: Mund të na destabilizojnë, të mblidhet Këshilli i Sigurisë

18:34 / March 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti dhe ministri i LSI-së, Edmond Panariti i kërkon ish-kryetarit të tij, aktualisht President i vendit, Ilir Meta që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të shqyrtuar me urgjencë sipas tij, transferimin masiv të refugjatëve nga zonat e luftës në territorin shqiptar. Panariti jep tre arsye se përse sipas tij, Ilir Meta duhet të ndërmarrë një vendim të tillë.

“Presidenti dhe Keshilli i Sigurisë Kombëtare duhet të shqyrtojnë me urgjencë transferten masive të refugjatëve brenda territorit shqiptar! Populli shqiptar e ka per traditë mikpritjen dhe strehimin e te huajve ne nevoje dhe te kercenuar ne vendet e tyre!


Fluks refugjatësh drejt Shqipërisë? Dy ish bazat ushtarake gati, banorët: T’i mirëpresim, kemi qenë vetë emigrantë (VIDEO)
Kjo dihet! Po ashtu vendi, besoj i ka permbushur dhe madje tejkaluar detyrimet ne perballjen e krizave humanitare, madje shumë me teper se vende te fuqishme pereth. Dua të perqendrohem vetëm te siguria kombëtare, packa se çështja e refugjatëve eshte me komplekse se kaq. Separi duhet qe Keshilli i Sigurisë Kombëtare të njihet me hollesite dhe rrethanat e kesaj transferte masive refugjatesh? Perse? Po rendit disa arsye:

Ka mjaft studime qe deshmojne se refugjatet nga zonat e luftes, mbartin rrezikun e destabilizimit te vendit prites. Kjo mund te vije ne formen e aktivisteve politike te cilet mund ta perdorin vendin si baze riorganizimi te rezistencës.

Vendi prites mund te shndërrohet ne strehim luftetaresh te cilet nen masken e refugjatëve, mund te futin arme dhe te behen bartes te ideologjive destabilizuese.

Keshilli i Sigurisë Kombëtare duhet te njihet me koheqendrimin e refugjateve dhe hollesite e fatit te tyre afat mesem dhe afat gjatë”, deklaroi Panariti.

Edmond Panariti refugjate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.