Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Refuzuan ftesën e Ramës për të ardhur në Shqipëri, ja ku do ta kalojnë dimrin gjermanët

10:03 / September 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 143
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste të dhënë për “Der Spiegel”, shfrytëzoi rastin t’i bënte thirrje pensionistëve gjermanë të kalonin pleqërinë e tyre buzë detit në Shqipëri. Por pasi refuzuan ftesën, dimrin gjermanët do ta kalojnë në Spanjë. Carlos Bernat po e vuan në mënyrë të shumëfishtë krizën aktuale të energjisë. Spanjolli 57-vjeçar punon për një furnizues gjerman automobilësh, ka familjen në Gjermani dhe si menaxher i logjistikës i njeh pasojat e konfliktit me Rusinë në ekonominë gjermane. Në vend e tij po përflitet për skenarë “horrori”, kjo për muajt e ardhshëm.

Javët e fundit nisën një sërë fushatash ndërkombëtare marketingu që nga ishujt Kanare deri në Costa del Sol për joshjen e pushuesve të përhershëm nga Europa veriore. Si edhe me shumë nisma të tjera spanjollët përpiqen të përfitojnë ekonomikisht nga situata e vështirë e gjermanëve.

Pas një vere rekord hotelet, ofruesit e shtëpive të pushimeve dhe restorantet tani po përpiqen të sigurijnë edhe një dimër rekord. Por është e pasigurtë, nëse në kontesktin e mungesës së gazit gjerman do të ketë rritje të prenotimeve për udhëtime.

Epiqendra e britanikëve Benidorm iu bashkua nismës për dimërimin në jug dhe zhvilloi një program të vetin me oferta speciale për pushuesit afatgjatë nga mosha 50 vjeç e lart. Shoqata e turizmit Hosbec deklaroi, se për herë të parë 80 përqind e shtëpive do të jenë të hapura në dimër. Përmes reklamës ndërkombëtare qyteti do të tërheqë kryesisht britanikët dhe belgët dejt brigjeve jugore.

“Ne duhet ta ndihmojmë njeri-tjetrin në Europë”, thotë Bernat, të cilit për firmën e tij i duhet të udhëtojë në mbarë vendin. Ai parashikon, që një qendrim në Kanare, në Benidorm ose në Alicante në një shtëpi të vogël pushimi mund të kushtojë 100 euro në muaj. Realisht shuma megjithatë duke përfshirë edhe fluturimin dhe eventualisht kostot minimale të ngrohjes në Gjermani për familjet mund të jetë më shumë se dyfishi.

Pavarësisht kësaj, kryetarja e shoqatës së agjencive të pavarura turisitike në Gjermani, Marija Linnhoff, e konsideron joshëse këtë ide. Por ishujt Baleare të reklamuara prej saj nuk janë fort të përshtatshme për dimërim, sepse atje në dimër bën ftohtë.

gjermane Spanje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.