Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Regjimi lundrimor në Kanalin e Korfuzit

13:11 / March 14, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
432475899 10233069645262811 1724074765313919292 n 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Glevin Dervishi

Kufiri i Detit Territorial në kanalin e Korfuzit kalon afërsisht në rrugëkalimin ndërkombëtar, gjë që ka shërbyer si një tregues i kufirit, por jo një kufi i përcaktuar sipas kritereve të konventës së UNCLOS 1982. Të dy shtetet gjatë operimit të Forcave të tyre Detare që nga viti 1946, normalisht kanë respektuar mosoperimin në rrugëkalimin ndërkombëtar ose përtej tij, gjë që ka bërë që të mos ketë pasur kundërshti lidhur me kalimin e “kufirit”.

Gjatë aktivitetit të Forcave Detare Shqiptare, komandantët e anijeve janë kujdesur të qëndrojnë në lindje të rrugëkalimit ndërkombëtar, logjikë e cila bënte që anijet të operonin në ujërat shqiptare. Rrugëkalimi ndërkombëtar në kanalin e Korfuzit nuk është i rregulluar nga të dy shtetet me kalime të seperuara, por në praktikën zakonore anijet që hyjnë nga veriu i kanalit lundrojnë në krahun perëndimor të tij (më afër ishullit të

Korfuzit) dhe anijet që dalin në drejtim të veriu lundrojnë në krahun lindor (më pranë Shqipërisë).

Kanali i Korfuzit për rastin tonë përveç se është rrugkalim ndërkombëtar është edhe Det Territorial dhe si i till gëzon status të veçant sipas UNCLOS 1982. Anijet civile apo ushtarake të shteteve të tjera mund të kalojnë në Detin Territorial në kushtet e kalimit paqësor për qëllime tranzitimi, sipas rrugëkalimit më të shkurtër dhe pa cënuar sigurinë e shtetit bregdetar me kurs lundrimi linear dhe i panderprerë, pa ndaluar gjatë kalimit tranzit (Neni 17). Në bazë të Konventës së (UNCLOS 1982, Neni 19) por edhe të një sërë konventash që kanë normuar të drejtën ndërkombëtare në det, anijet ushtarake gjatë kalimit në ujrat e Detit Territorial të një vendi tjetër duhet të kalojnë në formacion kolonë dhe jo në formacion rombi, me kurs drejtimi linear të pandërprerë, me sistemet e transmetimit të telekomunikacionit pasive pra vetëm në marrje dhe jo në dhënie për të kryer transmetime të paligjshme, me sistemet e komandim-kontrollit të armatimit të fikura. Nëse janë fregata, destroyer, kryqëzor, helikopter mabjtëse apo aeroplan mbajtëse duhet që mjetet ajrore të jenë të fikura dhe të stacionuara në kuvertë, pozicioni i topave dhe mitrolozëve duhet të jetë i vendosur në drejtimin bash – kiç, pra asnjëherë të pozicionuara në drejtim të brigjeve të shtetit bregdetar (rasti i formacionit të anijeve britanike gjatë incidentit në kanal).

Gjatë lundrimit në Detin Territorial marinarët e anijeve ushtarake të huaja nuk duhet që të vendosen pranë topave apo mitrolozëve sidmos në kushtet e ekskortimit nga anijet e vendit bregdetar pasi në rast të kundërt ato nuk dëshmojnë qëllime paqësore.

Nëndetëset duhet të lundrojnë në sipërfaqe gjatë kalimit paqësor në Detin Territorial të vendit tjetër dhe të kenë të ngritur flamurin e shtetit që përfaqësojnë, madje në momentin që ato dalin nga Deti Territorial i shtetit që kanë qënë duke lundruar janë të detyruara të raportojnë vendndodhjen e fundit nëse zgjedhin të zhyten në ujrat e vazhduara të shtetit bregdetar jashtë mijes së 12 për arsye të sigurisë së shtetit bregdetar por edhe për sigurinë e nëndetëses në rast avarie (Neni 20).

Nëse nëndetëset lundrojnë brenda 12 miljeve të zhytura ato konsiderohen kërcënim për sigurinë e shtetit bregdetar duke shkelur konventën por në të njëjtën kohë duke i imponuar shtetit bregdetar një protokoll tjetër angazhimi në rast zbulimi të saj (Neni 25). Në Detin Territorial anijet dhe nëndetëset e shteteve të tjera nuk mund të kryejnë manovra ushtarake, qitje luftarake, zbulim, operacione fluturimi nga bordi i tyre pa miratimin e shtetit bregdetar.

glevin dervishi Kanalin e Korfuzit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”

22:20 / June 22, 2026

Organizatorët publikuan 5 kërkesat, Klosi: Nuk kemi më një protestë qytetare, por një protestë politike

22:04 / June 22, 2026

Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri

21:19 / June 22, 2026

Popullariteti i protestës ka forcuar më shumë antisemitizmin se sa opozitarizmin në Shqipëri

20:38 / June 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.