Regjisori i njohur Edmond Budina ka kërkuar nga presidenti Ilir Meta që të shpërndajë Parlamentin.
Në një prononcim live për të gjitha mediat, Budina ka kërkuar edhe nga ambasadorët e huaj ‘llogari’, pasi ata kishin premtuar se do të ndërhynin për të ndalur shembjen e godinës.
“Sot është kryer një akt kriminal, janë tërhequr zvarrë artistët dhe intelektualët. Sot është vendosur diktatura. Ata kanë goditur për të vrarë njerëz. I bëj thirrje komunitetit europian dhe së pari popullin shqiptar ta kuptojë në ç’mjerim jetojmë. Të ngrihet populli, ky është momenti. Zoti Soreca, na dhatë fjalën që do të ndërhyni, nuk e bëtë. Këtu ka një bashkëpunim të jashtëzakonshëm kriminal. Unë i akuzoj të gjithë përderisa futën fadromat për të vrarë njerëzit. Unë i bëj thirrje presidentit, është momenti të shpërndahet parlamenti ilegjitim. Këtë e ka detyrim, kundrejt popullit të vetë, sepse edhe akti i fundit u krye. Shteti donte të derdhte gjak ndërkohë që ne ishim brenda,” tha regjisori Budina.
