Regjisori Hervin Çuli ka reaguar me tone të ashpra ndaj “Big Brother Vip”.
I revoltuar, ai e quan një format “vulgar”, duke marrë shkas nga pamjet e transmetuara nga festa e organizuar në “Big Brother VIP”, ku vajzat të veshura me bikini kanë kërcyer e kënduar në shoqërinë e muzikës latine.
“Tmerr! Përsëri po shoh BB! Me cuan sms ca miq artiste. Ishin te skandalizuar. E pashë!… Nuk ka mundësi!!! Me keq se kaq nuk ka ku te shkoje!!! Femra te zhveshura me kostume me tendencen e Kabaretit. Meshkuj qe kercejne napolonin me tinguj braziliane. Kamera qe fokuson te pasmet e femrave nga kende te ndryshme. Ora 21.00!!! Femijet e disa konkurenteve qe jane aty, bashke me prinderit motrat dhe vellezerit, me siguri jane duke i pare. Jane duke i pare dhe femijet,prinderit, motrat dhe vellezerit e gjithë Shqiperisë.Shume nga keta do me shajnë me liber shpie per këtë koment. I mirkuptoj, keshtu jane mesuar! ‘Si ta edukosh ashtu do te te pergjigjet turma’- thonte Caushesku. Audienca e madhe, kjo ka rendesi, pastaj qameti le te behet! “Jap një mbretëri per pak klikime me teper”! Kabareti, kjo tendencë e lokaleve te vogla te artisteve antikomformiste te Parisit, si nje shprehje e formave antiskematike ku, piktore,poete, aktore, muzikante, shprehnin një revolte artistike(dadaizmi, nihilizmi artistik) kunder diktatit konservator qe dominonte frymën artistike te kohes, na perkthehet turpesisht nga nje format vulgar, ku injoranca dhe fatkeqesisht rrugaceria jane ulur këmbëkryq ne shtepite tona.Ndofta as ja vlen te shkruash se mund te dukesh si budalla! Madje edhe mund te te rrahin! E gjithë Shqiperia eshte kthyer ne nje BB te madh! Qeveria nuk e ka problemin tek hallet e njerzve, por te klikimet qe marrin ministrat ne fb, apo insta, tani edhe ne Tik-Tok! Kryeministri here-here “gjykohet” përballë shefit opozitës se kush ka me shume ndjekes ne social-media.Ne shume emisione politike shterpë po njesoj, e njëjta frymë, i njëjti banalitet. Aty ka personazhe tipike te BB, me fytyrë intelektuali, qe bejne sherre pa kuptim, se kështu rritet audienca.Po nuk bere sherr nuk je per televizion! Varja, duhet me u fut ne BB, kjo do ishte zgjidhja me sa duket.Se edhe ky koment sherben per te rrit audiencën, fatkeqësisht! Ndaj per t’a rritur edhe me shume, mendoj se maksimumi i vleres ne komentet qe bene banoret e BB gjatë kësaj mbremje artistike te vecante ishte shprehja e një prej femrave VIP aty: ‘ …sa te mira i ka bythet kjo mi’! Amin o zot”, shkruan Çuli.