Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Regjistrim në audio, Trump flet për një dokument ‘tepër sekret’ me një intervistues

21:40 / June 27, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një regjistrim në audio i një bisede në të cilën ish-presidenti Donald Trump flet për një dokument “shumë konfidencial” me një intervistues, duket se minon pretendimet e tij të mëvonshme se nuk ka patur në zotërim dokumente të tilla.

Regjistrimi është paraqitur si provë nga prokurori i posaçëm Jack Smith, për akuzat e tij ndaj ish presidentit Trump, për zotërim të paligjshëm të dokumenteve sekrete.

Regjistrimi është pjesë e një interviste, zhvilluar në korrik të vitit 2021, në Bedminster të Nju Xhersit, që ish presidenti dha për autorët e një libri me kujtime për ish shefin e tij të personelit Mark Meadows.

Aktakuza e prokurorit të posaçëm pretendon se atyre që ishin të pranishëm në takim– një shkrimtar, një botues dhe dy nga ndihmësit e ish presidentit – zoti Trump u tregoi informacione të klasifikuara lidhur me një plan të Pentagonit për një sulm ndaj një vendi të huaj, por që nuk përmendet me emër në regjistrim.

“Këto janë dokumentet”, thotë zoti Trump, duke lënë të kuptohet se ai mban në dorë një dokument sekret të Pentagonit me plane për të sulmuar Iranin. “Kjo është bërë nga ushtria dhe më është dhënë mua”.

Referenca, që bën zoti Trump për atë që ka në dorë, duke e quajtur si, “tepër sekrete” dhe fakti, që ua tregon dokumentin njerëzve të tjerë në takimin e vitit 2021, mund të hedhë poshtë pretendimin e tij në një intervistë të fundit për kanalin ‘Fox News’, se ai nuk kishte asnjë dokument sekret me vete.

“Nuk kisha asnjë dokument. Ishte një sasi e madhe njoftimesh dhe gjithçka tjetër, fliste për Iranin”, tha zoti Trump në intervistën për ‘Fox News”, duke shtuar: “Ato nuk ishin dokumente, në vetvete. Nuk kishte asgjë për të deklasifikuar. Ishin artikuj gazetash, shkrime revistash dhe artikuj të tjerë”.

Trumpi u deklarua i pafajshëm në fillim të këtij muaji për 37 akuza për mbajtje të paautorizuar të dokumenteve të klasifikuara në resortin e tij në Mar-a-Lago në Florida. Akt-padia përfshin edhe një person të dytë, ndihmësin e tij Walt Nauta. Zoti Nauta kishte në plan të dilte të martën para një gjykatësi federal në Majami, por seanca u shty.

Një zëdhënës i ekipit elektoral të zotit Trumpit tha se regjistrimi në audio, i cili u transmetua për herë të parë të hënën në emisionin ‘Anderson Cooper 360’ të CNN-it, “jep një kontekst, që vërteton, edhe një herë, se Presidenti Trump nuk ka bëre asnjë shkelje”. Vetë zoti Trump, në platformën e tij të mediave sociale , pretendoi të hënën vonë, se regjistrimi “është në fakt një shfajësim nga akuzat, sesa ajo që ata do të donin që njerëzit të besonin”.

dokument sekret trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështimi për zgjedhjen e presidentit, Kurti dhe Abdixhiku mbyllin takimin!

19:20 / September 2, 2026

Presidenti amerikan propozon emër të ri për Ngushticën e Hormuzit: Ta quajmë “Ngushtica e Trumpit”

18:22 / September 2, 2026

Urdhri i Trump/ Apple ndjek hapat e Google, ndryshon në Maps emrin e Liqenit Ontario

16:19 / September 2, 2026

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor, Kuvendi shpërndahet në ditët në vijim

13:38 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.