Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën të ditur kandidaturën e parë të regjistruar për Prokuror të Përgjithshëm, dhe bëhet fjalë për Olsian Çelën, prokur pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Në këtë mënyrë Çela çel siparin e garës, teksa afati i fundit për të dorëzuar aplikimet në KLP është 45 ditë, deri në mes të majit.
Por kush është Olsian Çela?
Çela është prokurori që ka hetuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme në vend. Disa nga dosjet e hetuara prej tij, janë çështja e Mirit të Xhikes pronarit të Kartodromit, dosjen e trafikut nga grupi “Kompas”, si dhe çështjen e viteve të fundit që njihet si dosja “Xibraka”, ku një nga të hetuarit është edhe Ermal Hoxha, i etiketuar si nipi i diktatorit Enver Hoxha.
Por përplasja e tij me kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku, nisi pas urdhrit të kësaj të fundit për transferimin e Çelës nga Tirana në Berat. Por Këshilli i Lartë i Prokurorisë më 21 janar të këtij viti hodhi poshtë urdhrin e Markut, përe transferimin e Olsian Çelës dhe Besim Hajdarmatajn, përkatësisht në Berat e Pogradec.
Lexo edhe: Kush do të jetë Prokurori i Përgjithshëm? KLP hap zyrtarisht garën