Tingulli i fushës magnetike mbrojtëse të Tokës ngjan më shumë si një film thriller. Për herë të parë, siç njoftoi Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), shkencëtarët në Universitetin Teknik të Danimarkës morën sinjale magnetike të regjistruara nga satelitët European Swarm dhe i konvertuan në tinguj.
(Audion mund ta dëgjoni KËTU)
Në fakt vetë fusha magnetike rreth planetit tonë nuk mund të shihet apo dëgjohet drejtpërdrejt. Është një “flluskë” komplekse dhe dinamike që na mban të sigurt nga rrezatimi kozmik dhe grimcat e ngarkuara të “erës” së fuqishme diellore. Kur këto grimca përplasen me atome dhe molekula, kryesisht oksigjen dhe azot, në atmosferën e sipërme të Tokës, atëherë disa nga përplasjet kthehen në aurora borealis spektakolare jeshile-blu.
