Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rehabilitimi i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Manastirliu: Do të pajiset me aparatura bashkëkohore dhe sistem elektronik informacioni

12:15 / April 11, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1200 630 5fbe82c0471df
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut do t’i nënshtrohet një investimi të plotë pas më shumë se 40 vitesh. Ajo pritet që të rehabilitohet plotësisht, me një projekt të ri dhe transformues.

Sipas Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ky investim do të mundësojë një shërbim më dinjitoz për qytetarët dhe personelin e këtij institucioni.

“Ne nuk kemi ndalur investimet në shëndetësi në një periudhë jo të lehtë, qoftë nga pandemia, por edhe nga kriza të tjera që kanë kapluar Botën. Nëpërmjet buxhetit të vitit 2022, kemi vendosur që projekti që kemi hartuar për Qendrën Kombëtare të Gjakut, të financohet dhe të fillojë nga muaji maj rehabilitimi i kësaj qendre. Ky investim kap vlerën rreth 1.5 milion dollarë, plus gjithë pajisjet që duhen, që do të instalohen me përfundimin e këtij investimi. Sigurisht, çfarë është e rëndësishme është jo vetëm infrastruktura por edhe sistemi i informacionit, për të cilin ne jemi duke punuar dhe që do të fillojë që në këtë vit, jo vetëm për Qendrën Kombëtare të Gjakut por edhe për qendrat satelite që janë në spitalet rajonale”, deklaroi Manastirliu.

Gjatë inspektimit në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Manastirliu deklaroi se nëpërmjet sistemit të ri, bankat e gjakut në të gjithë vendin do të menaxhojnë më shpejt dhe më mirë etapat e administrimit të gjakut dhe nënprodukteve të tij.

“Nëpërmjet një sistemi menaxhimi të integruar informatik që jemi duke punuar për t’a instaluar, për ta shtrirë në gjithë pikat satelite të bankave të gjakut në spitalet rajonale, por edhe në këtë qendër, që do të jetë qendra kryesore që menaxhon dhe administron të dhënat që nga momenti i marrjes së gjakut dhe procesimit të tyre për çdo individ që dhuron, i gjithë regjistri i dhuruesve të gjakut do të jetë online. Të gjithë informacionet që kane të bëjnë me hemovigjilencën dhe gjithashtu mënyra e menaxhimit të gjakut do të jetë nëpërmjet këtij sistemi informativ, që do të na japë gjithë mundësinë të kemi në kohë reale sasinë e disponueshme të gjakut në vend, mundësinë për të krijuar rezervat e nevojshme dhe gjithashtu dhe garantim të cilësisë dhe sigurisë“, u shpreh Manastirliu.

Projekti për rehabilitimin e Qendrës se Transuzionit të Gjakut kap vlerën e rreth 1.5 milion dollarë. Kjo godinë ka një sipërfaqë rreth 3000 m2 dhe projekti i ri parashikon të ketë karakteristikat e një godine tepër moderne me kushte të standarteve europiane dhe laboratorë të një sigurie të lartë.

Investimi i ri do të përmirësojë edhe aspektet kërkimore-shkencore, duke fuqizuar akoma më shumë këtë qendër, duke ngritur në një nivel më të lartë shërbimin dhe duke i hapur rrugë të reja bashkëpunimit me institucionet simotra europiane.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama vizitë në Malin Athos, kalon natën në një nga manastiret më të njohura ortodokse greke (Foto)

20:59 / September 17, 2026

“Ruani qetësinë”, mesazhi i parë i Hashim Thaçit pas dënimit nga Haga! Falënderon qytetarët për mbështetjen, avokatët konfirmojnë apelin

19:38 / September 17, 2026

Revista franceze: Shqipëria destinacion turistik për 2027-ën

15:50 / September 17, 2026

Sa paguhen sot magjistratët? Kërkesa për rritje me 43%, pagat e gjyqtarëve ndezin debat institucional

15:47 / September 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.