Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rehabilitohet Qendra e të Moshuarve në Burrel

21:59 / January 26, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qendra e te moshuarve
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të moshuarit e qytetit të Burrelit, kanë tashmë në dispozicion një ambient të dedikuar ku mund të kalojnë kohën e lirë gjatë ditës në kushte më të mira. Projekti për rehabilitimin e Qendrës së të Moshuarve Mat është përfunduar me sukses dhe hapësira e re tashmë është vënë në shërbim të moshës së tretë.

Këtë të hënë u zhvillua ceremonia e hapjes zyrtare të qendrës, ku morën pjesë Deputeti z. Agron Malaj, Kryetari i Bashkisë Mat, z. Altin Bojni, si edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore.

Në fjalën e tij, Deputeti Agron Malaj u shpreh se krijimi i kushteve më të mira për moshën e tretë ka qenë gjithmonë një prioritet i Bashkisë Mat, që nga koha kur ai ka qenë në drejtimin e saj, duke shtuar se do të vijojë të mbështesë pushtetin vendor edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë Mat, Altin Bojni, theksoi se ky investim përmirëson ndjeshëm kushtet e qëndrimit për të moshuarit dhe përfaqëson një angazhim konkret të bashkisë për kujdesin ndaj kësaj shtrese të shoqërisë.

Qendra e të Moshuarve ndodhet pranë Pallatit të Kulturës, në Parkun “Mbretëresha Geraldinë”, në qytetin e Burrelit, duke ofruar një hapësirë të përshtatshme dhe të aksesueshme për komunitetin.

Agron Malaj mat qendra rehabilitim te moshuarit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës

13:17 / February 9, 2026

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

12:25 / February 9, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

08:00 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.