Rei Manaj është zyrtarisht futbollisti më i ri i Uotford.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka firmosur me skuadrën angleze për të nisur një aventurë të re në ishull, pas asaj me Barcelonën, edhe pse nuk shkoi ashtu siç ai e priste.
25-vjeçari tashmë do të ndihmojë skuadrën e tij për t’u ngjitur dhe një herë në Premier Ligë.
Manaj bëhet futbollisti i tretë i Kombëtares që aktivizohet në Angli, pas Lorik Canës dhe Armando Brojës.