Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Reja ia faturon fajin dëmtimeve të shumta në skuadrën kuqezi: Kemi bërë punë të mirë!

00:00 / September 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
reja konference1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edoardo Reja e adreson fajin te mungest e shumta. I pyetur nëse është i kënaqur me ecurinë e Kombëtares, ai e pranon se vitin e fundit ekipi ka pësuar rënie por këmbënguli në faktin që ekipi nuk ka qenë i plotë.

“E goditëm portën 22 herë dhe nëse nuk arrijmë të shënojmë, ata të ndëshkojnë sepse janë një skuadër shumë fizike. Kisha deri në 8 lojtarë të rëndësishëm jashtë edhe pse ata që ishin në fushë dhanë shpirtin. Gjasula që ishte më i forti fizikisht u largua, doli dhe Ismaili po ashtu, prandaj më vjen keq.

Kur je në avantazh të një goli dhe je në superioritet numerik duhet të shënosh gol. Duhet të bëjmë të gjithë një ‘mea culpa’, duke nisur që nga unë i pari. Gjatë periudhës së fundit nuk kemi qenë të njëjtët krahasuar me periudhën e vitit të shkuar.

Por nuk duhet të harrojmë mungesat e shumta. Ka pasur një masakër totale. Kemi bërë një rrugëtim pozitiv edhe pse skuadra nuk më ka dhënë përgjigjet që kam pritur gjatë kohëve të fundit. Nuk mund të flas për të ardhmen. Unë kam një kontratë deri në nëntor por vendimin e merr presidenti Duka dhe ndoshta do të takohemi që këtë javë.

Unë e ritheksoj që kemi bërë mirë edhe pse nuk kemi marrë maksimumin. Kemi bërë një punë të mirë në përgjithësi. Nuk kërkoj justifikime por tani duhet të bëjmë një llogari dhe të dalim në përfundimet se cilët janë lojtarë që do t’i hyjnë në punë skuadrës në të ardhmen”.

konference reja skuadra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.