Edi Reja duket se nuk e kishte menduar seriozisht mundësinë që të ngjitej në Ligën B me Shqipërinë. Trajneri e ka pranuar hapur këtë në një intervistë të dhënë për “Repubblica” në Itali ku e ka cilësuar tejkalim të të gjitha parashikimeve suskesin e arritur këtë të mërkurë me kuqezinjtë. Në Intervistën e tij, Reja flet mes të tjerash edhe për pamundësinë për të pasur lojtarë nga kampionati shqiptar që sipas këndvështrimit të tij nuk ka cilësi, si dhe për faktin se që kur firmosi në vitin 2019, i është kërkuar menjëherë që të mendojë për vitin 2024.

Mister Reja, përsëri një ngjitje në kategori. Nuk e keni humbur aspak vesin…
“Kemi kaluar me të vërtetë çdo pritshmëri. Ishim në vështirësi të madhe pasi mes COVID dhe dëmtimeve nga 36 lojtarë të grumbulluar erdhën vetëm 23. Ishte një arritje që vlen dyfish, kush mund ta priste? Kishim në dispozicion djem që nuk luajnë as në Serinë B dhe nuk merren në konsideratë nga klubet e tyre por në kombëtare kanë treguar shpirt gare dhe përkushtim, kemi nxjerrë maksimumin prej tyre”.

Keni në dispozicion lojtarë të cilët luajnë në Itali. Por a ka ndonjë më pak të njohur të gatshëm për hapin e madh?
Problemii i vërtetë është se nuk ka asnjë lojtar në Shqipri, janë të gjithë zviceranë, francezë, holandezë. Duhet të shkosh t’i peshkosh vërdallë dhe nuk është një punë e thjeshtë. Është Broja, i datëlindjes 2001 i cili luan te Vitese dhe është shumë interesant. Bëra të debutonte edhe Çepele, një mbrojtës 17-vjeçar, ish i Interit, i cili tani luan në Bundesligën 2 me Hanover. Kemi shumë të rinj dhe objektivi është t’i bëjmë të rriten”.

Me pak fjalë, projekti është afatgjatë?
“Sapo mbërrita, presidenti më ka kërkuar që të përgatitemi sa më mirë për Europianin 2024. Në fillim nisa të qeshja duke iu përgjigjur që nuk mund të bëj këtë punë deri 80 vjeç. Por për sa kohë që të jem i kthjellët do të çoj përpara këtë projekt që më pëlqen dhe më përfshin. Ka një shkollë futbolli, pastaj do të nisim kurset për trajnerët shqiptarë, përgatitësit atletikë dhe mjekët sportivë. Objektivi është të rritim ata talente të rinj të cilët nuk janë zhvilluar ende. COVID na ngadalësoi pak, por jemi nisur me këmbën e duhur”.

Mes lojtarëve tuaj në kombëtare është Strakosha, i cili ka fituar që i ri në moshë me Lacion. Sa e rëndësishme është për të që të ketë këtë vit si zëvendës Pepe Reinën?
“Mendoj që Tomas do të fitojë shumë nga një portier me eksperiencë të madhe dhe personalitet si Reina. Mendoj se Lacio e ka afruar edhe për këtë, është një lider që ndiqet nga e gjithë skuadra. Sot kërkohen portierë të aftë edhe në përdorimin e këmbëve dhe Strakosha në këtë aspekt është shumë i aftë, përkundrazi, me raste e tepron dhe rrezikon të më bjerë pika…”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here