Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rekomandimet e OBSH, ja çfarë mund të bëni pas vaksinimit kundër koronavirusit

09:30 / April 6, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksina 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ju mund të shijoni organizimet e vogla sërish, mirëpo duhet të vazhdoni të mbani maskën dhe të ruani distancën fizike. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara ka thënë se personat e vaksinuar plotësisht mund të mblidhen pa maska në ambiente të jashtme, me personat e vaksinuar po ashtu.

y institucion përmend se mund të takoheni me personat që nuk janë vaksinuar, por janë të një familjeje dhe nëse ata persona konsiderohet se nuk janë shumë të rrezikuar nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi, transmeton agjencia e lajmeve The Associated Press.

Përveç organizimeve të vogla me persona të vaksinuar, apo me anëtarë të një familjeje, të vaksinuarit në SHBA:

mund të udhëtojnë pa test paraprak në nisje dhe pas përfundimit të udhëtimit brenda territorit amerikan
Mund të udhëtojnë brenda SHBA-së pa iu nënshtruar karantinës
Të udhëtojnë edhe jashtë SHBA-së pa test paraprak për koronavirus
Të udhëtojnë jashtë SHBA-së pa pasur nevojë që të zbatojnë masën e karantinës në kthim
Megjithatë, udhëzimet ndryshojnë nga vendi në vend.

Në publik, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon që personat e vaksinuar të vendosin maska, të shmangin organizimet e mëdha dhe të qëndrojnë larg të tjerëve.

Një person konsiderohet i vaksinuar plotësisht dy javë pas pranimit të dozës së fundit të kërkuar të vaksinës.
Udhëzimet për aktivitetet tjera për personat e vaksinuar vazhdojnë të jenë me doza kujdesi.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ende nuk inkurajon udhëtimin e panevojshëm, dhe ende nuk ka bërë ndonjë rekomandim për shkuarje nëpër restorante dhe vende tjera.

Zyrtarët e këtij institucioni pritet që së shpejti të përditësojnë udhëzimet për të lejuar më shumë aktivitete teksa rritet shkalla e vaksinimit.

Një arsye pse duhet të keni kujdes pasi të keni marrë një prej dy dozave të vaksinën qëndron te shqetësimet se infektimi te një person, që është i mbrojtur pjesërisht, rrezikon procesin e mutacionit të virusit, ka thënë Joshua LaBaer, drejtor i Institutit për Biodizajn në Universitetin Shtetëror të Arizonas.

Çfarë dimë dhe çfarë jemi duke mësuar?
Tashmë e dimë se vaksinat kundër koronavirusit janë efektive në parandalim të sëmundjes COVID-19, që shkakton ky virus, sidomos sëmurjen e rëndë dhe vdekjen.

Ende jemi duke mësuar se sa efektive janë vaksinat kundër varianteve të koronavirusit. Të dhënat e hershme tregojnë se vaksinat mund të funksionojnë kundër disa varianteve, mirëpo mund të jenë më pak efektive ndaj disa varianteve tjera.
E dimë se mënyra tjera sikurse larja e duarve, vendosja e maskës dhe ruajtja e distancës ndihmojnë në luftim të pandemisë, dhe se këta hapa janë ende shumë të rëndësishëm, edhe teksa vazhdon shpërndarja e vaksinës.

Jemi duke mësuar sa ndihmojnë vaksinat në mospërhapje të sëmundjes COVID-19.
Të dhënat e hershme tregojnë se vaksinat mund të ndihmojnë që të mos përhapet COVID-19, mirëpo duhen më shumë të dhëna ndërkohë që vazhdon procesi i vaksinimit në shumë shtete.
Ende jemi duke mësuar sa gjatë mund të mbrojnë vaksinat njerëzit kundër COVID-19.

Më 29 mars Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 24.000 dozave të vaksinave të kompanisë AstraZeneca, përmes COVAX-it, skemës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shpërndarje të vaksinave në vendet e varfra.

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka njoftuar se gjatë muajit maj Kosova do të furnizohet edhe me 76.800 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Në total, Kosova nga COVAX-i do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës së AstraZenecas./REL/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.