Kryeministri Edi Rama thotë se rekomandimi pozitiv i KE konfirmon se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë.
Në një reagim në Twitter ku bën të ditur se do të ketë një konferencë për shtyp me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, Rama shkruan: Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces.
